DURRES- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi falsifikonin dokumente me qëllim kalimin e personave jashtë kufijve. 

Hasan Milushi 50 vjeç dhe Fatmir Stankova 49 vjeç u arrestuan në flagrancë në kuadër të operacionit "Sogiorno" gjatë kohës që po shkëmbenin dokumentet italiane te personat e interesuar.  

Arrestimi i tyre erdhi pas një pune hetimore prej një muaji nga strukturat e policisë së Durrësit. 

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi 1- mujor me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar"Sogiorno".

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Hasan Milushi 50 vjeç, banues në Tiranë;

• Fatmir Stankova 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi:

Specialistët për Hetimin Krimit Ekonomik kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale e dyshuar e kryer nga shtetasit e mësipërm, të cilët dje, tek rruga e "Kavajës", Tiranë janë kapur në flagrancë duke shkëmbyer disa dokumenta Italiane dhe fotografi të personave të ndryshëm, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe zbulimin e vendit ku kryhej falsifikimi I dokumentave.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale"Falsifikimi I dokumentave"dhe" Falsifikimi I letërnjoftimeve, pasaportave ose I vizave" parashikuar në nenet 186 dhe 189 të Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com