U kthyen në familjen simbol të përkrahjes së terrorizmit mes Italisë e Shqipërisë, shtohen në listën e zezë të qeverisë shqiptare Aldo Kobuzi, Maria Giulia Sergio (bashkëshorte e Aldo Kobuzi), Serjola Kobuzi, Donika Çoku (kobuzi), dhe Baki Çoku i arrestuar në Lushnje e më pas ekstraduar në Itali.

Këta shtetas u zbuluan si përkrah e rekrutues të luftëtarëve drejt sirisë në vitin 2015 nën operacionin e përbashkët të policisë italiane asaj shqiptare koduar “Martesë”.

Në këtë operacion në pranga u vunë 9 persona dhe disa të tjerë ende në kërkim, ndërsa e konsideruar “Lady Xhihad” nga media italiane, Maria Giulia Sergio ishte në krye të kësaj celule.

25-vjeçarja rezultonte e martuar me Aldo Kobuzin, të riun nga Lushnja i cili sipas hetuesve shërbeu si pikëlidhje për celulën terroriste të ndërtuar më pas nga shqiptarët.
 
%u201CLista e zez%u0117%u201D

lady xhihad
(Familja Italo-Shqiptare e “Lady Xhihad” në listen e zezë të OKB)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com
)