Modelja e njohur Kendall Jenner vazhdon të mos e pranojë se ka kryer një ndërhyrje estetike në buzën e saj të sipërme.

Fansat e modeles e kanë vënë nën ‘’shenjestër’’ Ditën e Falënderimeve, ku vihej re një ndryshim në portretin e saj.

Gjithcka nisi kur dy yjet e “Keeping up With the Kardashians”, Kendall e Kylie, realizuan të martën një video “live” në Facebook, në të cilin fansat vunë re ndryshimin e buzëve të Kendall që dukeshim më të mëdha se zakonisht.

Reagimi i parë erdhi nga 19-vjeçarja Kylie që i doli në mbrojtje motrës së saj. “Kendall më la t’ia lyeja buzët sot dhe të gjithë mendojnë se ka bërë injeksione, më fal Kendall”, tha Kylie në llogarinë e saj në Snapchat, por pa arritur dot t’ua mbush mendjen fansave.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com