Historia e Donald Veshaj me Bora Zemanin dhe Beatrix Ramosajn ka qenë ndër më të komentuarat në faqet rozë. Duket se Bora dhe Donaldi janë sërish bashkë. Edhe postimet në rrjete sociale tregojnë se çdo gjë ia dedikon asaj, teksa është angazhuar seriozisht në industrinë e muzikës.
Me anë të një postimi në Instagram, Donaldi ka ngacmuar fansat duke shkruar një rrjesht nga kënga e re. “Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë…”, janë fjalët e Veshajt që menjëherë fansat i kanë interpretuar si dedikim për Borën.
Por ndjekësit dhe fansat e Beatrix Ramosajt nuk kanë hezituar që t’i kujtojnë të shkuarën. Ata thonë për këtë frazë është frymëzuar nga teksti i këngës së Beatrix Ramosajt “Faj”. “Sy në sy pa fjalë po më kupton”,-thonte këngëtarja në tekstin e asaj kënge që ia dedikoi Beatrix pasi doli nga Big Brother dhe u përball me fjalët e të gjithëve që i thonin se kishte ndikuar në ndarjen e Borës me Donaldin.
"Këtij nuk mund t’i thuhet tjetër vetëm njeri kopjac, si s’ka turp t’i merr fjalët e këngës Faj të Trixës", i shkroi një komentues. Ndërkohë ka fotografi që tregojnë se Bora Zemani dhe Donald Veshaj po i shijojnë këto ditë së bashku me vëllezërit e tyre në jug të vendit.
Pa ca na i nxirrni kta parazit ne gazete. Njoni me trupeshk se tjetra
Përgjigju