Fatbardh Kadilli: Zgjedhjet i humbëm, Basha kërkon alibi për të mbajtur kreun në parti

Fatbardh Kadilli: Zgjedhjet i humbëm, Basha kërkon alibi për të mbajtur kreun në parti

Pasi shpalli kandidaturën e tij dhe nisi fushatën për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli nuk ndal se akuzuari kryedemokratin Lulzim Basha se ka shpërdorur besimi që i ka dhënë partia për të mbajtur karrigen e tij. Në lidhje me mbledhjen e kryesisë së PD dhe Këshillit Kombëtar të dielën, për Kadillin është një shpërdorim i kompetencave të Bashës, pasi ai nuk ka pyetur askënd, ndërsa shton se në vend që ta mblidhte kryesinë pas humbjes së zgjedhjeve për të analizua se çfarë ndodhi merrem me mbledhjen e provave se i kishin vjedhur zgjedhjet

“Nuk është respektuar kryesia e partisë. Përkundrazi, është shpërdoruar dhe po shpërdorohet dhe tani. Basha na fton të diskutojmë për masakrën elektorale dhe çfarë rruge duhet të ndjekim. Ndërkohë, në datën 26 kur u shfaq, përcaktoi vetë se çfarë duhej bërë. Pasi Rama festoi në shesh, Basha tha unë do të vazhdoj luftën për votën. Dhe çfarë bëri, nuk mblodhi kryesinë që të merrnim në konsideratë çfarë ka ndodhur dhe çfarë duhej bërë. Thotë do mbledh fakte, kur faktet i ka dorëzuar në KAS. Po shpërdoron besimin që institucioni i ka ofruar. Pas tre javësh që ke marrë vendimet, del e thua që duhet mbledhur kryesia”, tha Kadilli për Top Channel.

Kadilli e konsideron Bashën arrogant të fshehur dhe se po përdor alibinë e votave të vjedhura për të ruajtur postin e kryetarit.

“Ne luftojmë Edi Ramën që është arrogant dhe autoritar, por kjo sjellje me institucionet e partisë, është një arrogancë e fshehur me buzëqeshje. Gjithmonë kur ka zgjedhje, do të jetë dikush që do të tentojë të manipulojë. Është alibi absolute e tij për të mbrojtur karrigen e vet. Jo se nuk ka pasur abuzim dhe përdorim të mjeteve të shtetit, por po e përdor për agjendën e vet”, thotë ai.

Më tej, kandidati për kryetar në PD pranon humbjen në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ne humbëm. Pjesë e humbjes është dhe kur vjedh kundërshtarin. Unë nuk ve fajtor kundërshtarin, bëj fajtor veten nëse humb, edhe nëse m’i vodhën. Beteja e Bashës për votën, mbaroi. I dëmtuari i parë është Sali Berisha, sepse është investimi i tij politik. Jam i bindur se kjo parti i dhimbset shumë më tepër Sali Berishës se Lulzim Bashës”, shprehet Kadilli.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë