Fatos Nano në gjendje jo të mirë shëndetësore, Rama i akordon medaljen e 'Mirënjohjes Publike': Lutem për liderin historik të PS-së

Prej ditës së enjte, 24 gusht, ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë, në gjendje të rënduar shëndetësore. Lideri historik i Partisë Socialiste u shtrua pas vështirësive për tu furnizuar me oksigjen, dhe prej asaj dite kur autoambulanca e mori në banesën e tij, ndodhet i intubuar në reanimacion. 

Mësohet se atij i është rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike ndërkohë gjendja e tij mbetet e stabilizuar e megjithatë mbetej me prognozë të rezervuar.

Në këto orë të vështira të luftës për jetën, pranë tij ka kryeministrin dhe kryetarin e PS-së, Edi Rama, lutjet e tij dhe mirënjohjen e tij por dhe të gjithë socialistëve për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme.

Në shenjë vlerësimi kryeministri i akordoi liderit historik të socialistëve Fatos Nano medaljen e “Mirënjohjes Publike” për kontributin e tij të shquar në politikën liberale në një kohë kizë të politikës kombëtare.

“LUTEM PËR FATOS NANON

Në këto orë të vështira të luftës për jetën, lideri historik i Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, në një kohë kur Shqipëria përballej me shëmtinë e egër të një konflikti politik të nxitur nga shpirti i hakmarrjes, padijes, errësirës dhe me egërsinë e pakufishme të një kapërcimi të madh historik, nga izolimi i tejskajshëm komunist drejt demokracisë si sprovë e tejmundimshme, në një tokë të djegur prej zjarrit e hekurit të perandorive e regjimeve që pasuan njëri-tjetrin qysh prej pavarësimit të Shqipërisë, ku nuk u rrit dot kurrë shtati institucional i shtetit e ku liria e ardhur me furinë e zemëratës popullore solli bashkë me dritën e së ardhmes edhe plagët e tmerrshme të shkatërrimit të shumëçkaje në emër të luftës për demokraci, meriton sot lutjet tona dhe mirënjohjen tonë për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme.”- shkruan Rama.

Ish kryetari i PS-së prej të enjtes, 24 gusht 2023, ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë. Burime për Report Tv bënë me dije se ish kryeministri ishte shoqëruar me ambulancë më 24 gusht nga shtëpia e tij në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Nano është në intubim pasi atij i është rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike. Një sëmundje (patologji) që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim (obstruksion) i parikthyeshëm ose pjesërisht i rikthyeshëm i rrugëve ajrore. Aktualisht gjëndja e tij shëndetësore mbetet me prognozë të rezervuar.

Ish kryeministri Fatos Nano ka pasur probleme me shëndetin edhe dy vjet më parë. 

Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste që nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, periudhë në të cilën shërbeu edhe si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:14
I shtruar në spital që prej 24 gushtit, burime për Report Tv: Fatos Nano ende në reanimacion! Ja si paraqitet gjendja e tij

 

Burime për gazetaren e Report Tv, Enxhi Musaj bëjnë me dije se ish kryeministri Fatos Nano ndodhet ende në reanimacion. Gjendja e tij nuk është e mirë, por janë ndryshime graduale. 

Ora 11:10
Fatos Nano në gjendje jo të mirë shëndetësore, Braçe: Ti nuk dorëzohesh!

1693318583_fatosdhexhoananano.jpg

Deputeti socialist, Erion Braçe ka raguar përmes një statusi për gjendjen jo të mrië shëndetësore të Fatos Nanos. Braçe shkruan në një postim në Facebook se Nano nuk dorëzohet.

“TI NUK DOREZOHESH!”- shkroi Braçe.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 01/09/2023 08:35

    po ky po ky, pasi e degjeneroi PS-ne me plera dhe hajduter, u kujtua ta dekoroje tani. Sa per ju komentues zhulsa, kur ky ishte ne pushtet nafta ishte 600 leke dhe rroga mesatare 500 000 leke. Kur shani hajdut Nanon ju, imagjinoni ca jane keta vemje te pd dhe ps sot.

    Përgjigju
  • Iris: 01/09/2023 01:32

    Nje /Mea culpa/ duket kjo dekorate nga ana e Rames per Nanon,por duke ditur kush eshte Nano dhe zgjedhjet e vendimet qe ka marre ne jete e politike dhe opinionet e qendrimet e tij publike e private per figura te ndryshme e ngjarje te ndryshme,per te do te kete efektet e nje flete lavderimi si ato te kohes se Xhaxhit.

    Përgjigju
  • Medalioni: 31/08/2023 17:33

    Sikur nuk ke egzistuar. Çudia më e madhe tre ditë zgjat Fatos.

    Përgjigju
  • Tirana: 31/08/2023 16:59

    Ka vjedhur me pak se tane prandaj e meriton medaljen

    Përgjigju
  • Or tej: 31/08/2023 15:40

    Ky meritonte medaljen si politikani qe ka pire me shume alkool ne historine e kombit or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Ska problem: 31/08/2023 14:26

    Zot. Rama kur i vjen ngordhja qenit shkon e shurron ne der te kryeministris

    Përgjigju
  • Ali: 31/08/2023 14:12

    Ky ishtet agjenti i greqis dhe sala i serbis.

    Përgjigju
  • Joni: 31/08/2023 14:06

    E meritonte

    Përgjigju
  • irisi: 31/08/2023 14:03

    Eshte me te vertete nje ikone e cila nuk do harrohet kurre ne politiken shqiptare , sherim te shpejte

    Përgjigju
    • Astar KLanavaca: 31/08/2023 15:06

      Konkluzion i sakte

  • Populli: 31/08/2023 13:50

    Hajt ushalla e Gezon. Rrofsh dhe Ti o djali Komunistave, se na keni nderu si Popull e ska nevoj per Dekorata, megjithate e meritoni. Hallall

    Përgjigju
  • oliver: 31/08/2023 13:42

    Perhere ben gjen e duhur Rama

    Përgjigju
  • poli: 31/08/2023 13:41

    Mirenjohje per legjenden e politikes shqiptare, Fatos nano

    Përgjigju
  • oli: 31/08/2023 13:41

    Mese e merituar ky dekorim per Nanon

    Përgjigju
  • Shaba: 31/08/2023 13:28

    I thoni qe Birisha u arrestu dhe do permirsohet menjeher.

    Përgjigju
  • Dafina: 31/08/2023 13:21

    I takon mirenjohja nga Rama. Madje kaq ishte pak edhe vone. Ishte Nano ne kulmin e korruptokracise se tij qe i dha nje post ministror dhe ku per here te pare Rama shijoi aromen e parase dhe pushtetit. Apo me tutje ne Bashkine e Tiranes. Sigurisht, kur Rama u rreshtua me Meten dhe Nano i degjeneroi me katharsisin e tij patetik, medalja do kishte qene me e plote nese do perfshinte ndonje nga epitetet e tij. Megjithate, ishte serish Rama qe perfitoi nga idotesia Meta me largimin nga PS. Doemos, me pushtetin dhe parate e bashkise dhe mbeshtetjen e pakursyer kriminale te Doshit & co edhe Nano qe dakord tia shiste partine. Mund te thuhet pa frike qe tek Rama, Nano gjeti vetveten si do kish qene nese nuk do "dorzuar" para shijimit te parase.

    Përgjigju
  • mirko: 31/08/2023 13:19

    shqiptaret skane kujtese,se po te kishin .......

    Përgjigju
    • Cimiterra: 31/08/2023 16:36

      Kan kujtes, po nuk i vjen keq, as nuk ja ndjen te komentojn, por jan gojoret e PS qe kumentojn pro hajdutit.

  • Tini: 31/08/2023 12:46

    Spital privat ne Tiranë ? Pse? Spitali publik, aty ku pjesa më e madhe e shqiptarëve shkojne për tu sheruar nga mjeke e mjekë te paguar nga taksat e tyre, nuk i duket i besueshëm?

    Përgjigju
  • mirsevini ne albanistanin tone: 31/08/2023 12:44

    albanistani vendi ku kriminelet hajdutet mashtruesit dekorohen me te madhe

    Përgjigju
  • Gjergj: 31/08/2023 12:14

    Tek i sheh kèta medaljehedhèsit e kampionatit kombètar shqiptar, ku Meta/Metaj president dekoronte gjysmèn e komunales me titullin "nderi i kèsaj apo asaj", apo ky i sotmi qè nxiton tè bèjè po ashtu teneqexhiun, pèr njè figurè politike, qè nèse do doje ta pèrshkruaje pèr kujtesè,,,do thoje,,,,,RRUMPALLÈ HESAPI. Fatos Nanos, Sali Berishès, Meta/Metaj apo Edi Ramès,,le tua japè "MEDALJEN E VETME",,,,atè tè minuesit tè demokracisè dhe kriminelit ordiner qè dènohet me ligj apo tè tè pafajshmit. Nderim tjetèr pèr ta, NUK MUND TÈ KETÈ, jo nè emrin e kèsaj republike tè pèrdhunuar prej tyre vetè.

    Përgjigju
  • Arben: 31/08/2023 11:55

    Fatos Nano ka nje faj te madh. Lejoi PD-ne te vinte ne pushtet ne vitin 2005. E majta kishte me shume vota se e djathta. Diferenca ishte e madhe. Por percarja me LSI dhe sistemi zgjedhor solli Saliun ne pushtet. Po te vepronte sic duhej Fatosi, PS do ishte ne pushtet qe nga viti 1997. Duke i leshuar PD-se pushtetin ne 2005 Fatos Nano ka kryer nje akt tradhetie ndaj shqiptareve!

    Përgjigju
    • edi: 31/08/2023 22:36

      Kue ke pare ti Arben qe shqiptare qenkan vetem socialistet?

  • Luli: 31/08/2023 11:41

    Sa fuci alkoli i ka futur vetes ky i gjori!

    Përgjigju
  • Lira: 31/08/2023 11:39

    Si njeri te vjen keq, si politikan, nuk e shpjeguan asnjehere se me cfare lekesh jeton ne Austri. Ky eshte per hetim, Jo dekorim

    Përgjigju
    • Kejso: 31/08/2023 13:12

      Pse nuk e di ti? Nano dha koncensionin e pare model te korrupsionit te llojit kapje e shtetit, pra porti i hidrokarbureve ne Porto Romano. Ku ka "emeruar" pronar te quajturin Pirro Bare. Berisha nuk ia preku, Rama jo e jo, madje ia ka zgjeruar oreksin tani qe gjithe portin do e coje ke "Nano".

  • Marius: 31/08/2023 11:15

    Lutjet e mia shkojne per ju zoti Nano

    Përgjigju
  • Luli: 31/08/2023 11:11

    Edi Rama nne kryeminister me zemer te madhe qe nuk e harron te kaluaren dhe Nanon se cfare ka bere per partin socialiste.????

    Përgjigju
    • Shqipëria: 31/08/2023 11:55

      Po pikëpyetjet pse? Thuaj fugës të bëjë pak më shumë trajnime.

  • Blerim: 31/08/2023 11:08

    Sherim te shpejte!

    Përgjigju
  • Ledio: 31/08/2023 11:08

    Nje lider si Fatos Nano ka mirenjohjen e te gjitheve

    Përgjigju
  • Alb: 31/08/2023 11:06

    Tan kan me ik nje dite por rreziku popullite me vuje per ketyre trathtarve

    Përgjigju
  • Emigrant: 31/08/2023 11:00

    Nga i gjen paret ky qe bene jete sheiku ne Austria Dhe tani jepi medalje per vjedhje dhe shkaterrim te shqiperis

    Përgjigju
  • Lance picka: 31/08/2023 10:31

    Lutu ore lutu u be mod ketu.vidh p*dh che ne fund del goxha burre

    Përgjigju
  • Berlusconi: 31/08/2023 10:30

    Nga asgjëja vijmë, në asgjë shkojmë.

    Përgjigju
    • Nexhmija: 31/08/2023 10:40

      Kjo lutje dhe ky dekorim bëhet për të gjallët. Ai e morri rrugën pa kthim.

  • populli: 31/08/2023 10:29

    e zune mallkimet e popullit,,keshtu do perfundojne te gjithe hajdutet e ketij kombi....

    Përgjigju
  • zhirajr: 31/08/2023 10:28

    Ligjin 7501 ky e beri. Bleu votat me pronen private dhe e denoi shoqerine me sherrin e perjetshen. Asnje mirnjohje ndonese i uroj sherimin.

    Përgjigju
    • lexues: 31/08/2023 12:18

      ne te semes te shkoje

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën