Deputeti demokrat Gent Strazimiri dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u përplasën në Komision, gjatë diskutimeve për propozimin e PS për hartën e re territoriale.

Strazimiri tha gjatë fjalës së tij se mazhoranca socialiste ka ‘përdhunuar’ Gjykatën Kushtetuese dhe prandaj sipas tij, kjo gjykatë nuk reagon për heqjen e komunave.

Ndërkohë Manja tha se qyteti ka edhe fshat rreth e rrotull, duke nënkuptuar sipas tij, që administrata e qyteteve që do të dalin pas miratimit të ‘Territoriales’ do të kryejë funksionet edhe për fshatrat rrotull.

Strazimiri: Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni, fatura e kripës, bravo. Sot, të lutem qetësi nëse mundesh, taksirat e ke! Gjykata Kushtetuese që keni përdhunuar ju, thotë që nuk ka asnjë rëndësi. Kushtetuta thotë Komuna. Gjykata Kushtetuese thotë mund të mos ketë komuna. 9 anëtarë të Kushtetueses, vetëm njëri e kaloi vetingun, doli me faqe të bardhë.

Manja: Unë vërtët e drejtoj këtë Komision, më parë jam deputet pastaj kryetar. Ju jeni kthyer 20 herë, e kemi patur diskutim konstruktiv debatin e kësaj reforme. Ti e di shumë mirë që qyteti ka edhe fshat. Ka qenë një parrull ‘fshati rrethon qytetin’ dhe ju ka lënë shije të hidhur.


Lajmi kryesor:

Pas 5 orësh debate/ 'Ligjet' miratojnë me 8 vota pro draftin e PS për hartën e re territoriale, opozita ikën: Reformë e njëanshme! Shtohen 6 qytete të tjera