Toleroi me takime shtesë Emiljano Shullazin dhe të burgosurit e tjerë 'VIP', pezullohet drejtori i burgut '313'

Toleroi me takime shtesë Emiljano Shullazin dhe të burgosurit e tjerë 'VIP', pezullohet drejtori i burgut '313'

Emiljano Shullazi, Maksim Hamitaj

Drejtori i burgut '313', Maksim Hamitaj është pezulluar nga detyra dhe është propozuar shkarkimi i tij, pasi është gjetur në shkelje nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Hamitaj ka toleruar me takime shtesë Emiljano Shullazin dhe të burgosur të tjerë 'VIP'. Urdhri për pezullimin e tij është lëshuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili.

Ministrja Gjonaj, gjatë një deklarate për shtyp paralajmëroi se të gjithë drejtuesit e burgjeve do të kalojnë në një “sitë” të imtësishme kontrolli.  Gara për rekrutimin e kandidatëve të rinj, në kuadër të Reformës në sistemin e Burgjeve, do të mbyllet pas tre ditëve. Fill pas kësaj u bë publik urdhri i Gjonajt për rekrutimin e kandidatëve profesionistë dhe me integritet në pozicionet e larta drejtuese në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Disa ditë më parë, Gjonaj në kuadër të Reformës në Burgje, ka lëshuar urdhrin që burgu i "Fushë-Krujës, të mos jetë më burg i sigurisë së lartë. Por kjo gjë ka sjellë reagimin e të ashtuquajturve të burgosur "Vip", të cilët nuk ishin dakord që të ndryshonin qelinë. Për këtë, 88 të burgosur, nga kreu i grabitjeve “hollivudiane” Ilir Kupa deri tek të dënuar me burg përjetë si Marjan Rroku, Ilir Xhakja, Endrit Dokle, apo Kostandin Xhuvani dënuar me 25 vite burg, kanë nënshkruar një peticion.

Kush është Emiljano Shullazi?
Emiljano Shullazi është një emër i njohur për drejtesinë dhe policinë. Ai është ndaluar disa herë nga policia për kërcenime dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa, pak kohë më parë, u lirua nga burgu pasi kreu dënimin prej 7 vjetësh e 4 muaj burg për trafik droge. Emiljano Shullazi, i cili është cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i grupit, tashmë është i arrestuar. Anëtarë të tjerë të kësaj bande, e cila është krijuar në Tiranë, janë Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Ben Cami, Selfo Driza, Ermal Gogu, të gjithë të arrestuar. Ky grup kriminal, sipas policisë, merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Në datën 9 nëntor 2011 Shullazi është arrestuar së bashku me një shokun e tij për veprën penale të armbajtjes pa leje. Emiljano Shullazi dhe Gilmand Dani, u arrestuan nga forcat e komisariatit të policisë nr. 2. Policia tha se menjëherë pas kapjes së tyre, janë ushtruar kontrolle në banesat përkatese. Efektivët që u morën me kapjen e tyre thanë se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pistoleta, maskat, telefonat e dy të ndaluarve, si dhe makina e cila ishte në pronësi të kuvendit të shqipërisë. Po ashtu dhe disa kohë më parë, Shullazi është kapur me armë, por ka deklaruar se ajo ishte artizanale dhe e kishte dhuratë, duke hedhur poshtë dyshimet se po planifikonte ndonjë ngjarje kriminale. I akuzuar për armëmbajtje pa lejë dhe më pas i shpallur i pafajshëm nga gjykata në vitin 2012, Emiljano Shullazi pas gati dy vite nga marrja e pafajësisë i është drejtuar gjykatës së Tiranës, më korrik 2014 duke kërkuar dëmshpërblim për ditët e qëndrimit në burg. 

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erdogan priti në Turqi liderin e Hamasit, ministri i Jashtëm i Izraelit: Turp

Erdogan priti në Turqi liderin e Hamasit, ministri i Jashtëm i Izraelit: Turp