Favorizuan pronarin e hotelit në Velipojë të fsheh të ardhurat, lirohen me garanci pasurore 2 inspektorët e Bashkisë

Favorizuan pronarin e hotelit në Velipojë të fsheh të ardhurat, lirohen me garanci pasurore 2 inspektorët e Bashkisë

SHKODER - Gjykata e Shkodrës liroi me garanci pasurore dy inspektorët e bashkisë së Shkodrës që u arrestuan dy ditë më parë nga policia.

Inspektorët e Drejtorisë së të Ardhurave në Bashkinë Shkodër Bledar Pori, 32 vjeç Isa Mandia, 63 vjeç i kanë mohuar akuzat, ku përmes avokatit të tyre e cilësuan t ëpaligjshëm arrestimin. Prokuroria kërkoi arrestimin e tyre ndërkohë që Gjykatësi Hasan Selimi vendosi lirimin e të ndaluarve kundrejt garancisë pasurore.

Inspektorët e Taksave në Bashki, akuzohen për korrupsion pasiv duke falsifikuar dokumentet në këmbim të marrjes së ryshfetit në një hotel në plazhin e Velipojës. Sipas policisë, ata kanë favorizuar pronarin e një hoteli në Velipojë, për fshehje të të ardhurave, ndërkohë që vetë pronari P. A., 36 vjeç po hetohet në gjendje të lirë. Inspektorët e kanë favorizuar të mos deklarojë numrin e saktë të dhomave të këtij hoteli me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton Bashkia Shkodër.

Për të njëjtën akuzë është shpallur në kërkim Denis Hoxha 32 vjeç

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama teksa prezantoi drejtoreshën e re të Tatimeve, Delina Ibrahimaj, paralajmëroi ndëshkime kundër informalitetit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë