Pogradeci siguroi të hënën një fitore dramatike 1-0 kundër Besës së Kavajës në finalen e 'Play-off-it' të Kategorisë së Parë, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar.

Pas një ndeshjeje të fortë dhe të luftuar e cila u zhvillua në 'Elbasan Arena', 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan në barazim pa gola. Goli u shënua vetëm në kohën shtesë, kur Indio Oliveira realizoi duke i dhënë fitoren liqenorëve.

Në fundin e takimit nuk munguan tensionet në fushë, ndërsa Neto dhe Kofi u ndëshkuan me karton të kuq për Besën, ndërsa Kazim u përjashtua nga loja për Pogradecin.

Me këtë sukses, Pogradeci do të përballet me Teutën në 'Play-out', sfidë që do të vendosë skuadrën e fundit pjesëmarrëse në Superligë për sezonin e ardhshëm. Ndeshja do të zhvillohet më 16 maj në orën 16:00 në stadiumin 'Niko Dovana' të Durrësit.