Federata Marokene e Futbollit ankesë zyrtare në FIFA: Arbitri na mohoi dy penallti në gjysmëfinalen kundër Francës

Federata Marokene e Futbollit ankesë zyrtare në FIFA: Arbitri na mohoi dy penallti në gjysmëfinalen kundër Francës

Ndeshja Marok-Francë

Federata Marokene e Futbollit ka paraqitur një ankesë zyrtare kundër arbitrit për gjysmëfinalen e Kupës së Botës të mërkurën.

Luanët e Atlasit ishin kombi i parë afrikan që arriti ndonjëherë një gjysmëfinale në historinë e turneut, por ranë në një humbje 2-0 nga Franca dhe tani do të luftojnë për vendin e tretë kundër Kroacisë të shtunën .

Megjithatë, pavarësisht se skuadra është e mbushur me krenari pasi bëri histori në kompeticion, Maroku nuk është i kënaqur me vendimet e marra nga arbitri Cesar Ramos gjatë ndeshjes. Zyrtari meksikan i cili ka qenë një arbitër për FIFA-n që nga viti 2014 është akuzuar se ka mohuar ‘dy penallti të dukshme’ gjatë pjesës së parë të ndeshjes.

“Federata i ka shkruar organit përkatës për të shqyrtuar vendimet e arbitrave që i privuan ekipit maroken nga dy penallti, të cilat ishin të padiskutueshme nga pikëpamja e disa specialistëve të arbitrave”, tha organi drejtues maroken në një deklaratë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro