Feja e shoqëria kundër surrogacisë! Ministria e shëndetësisë nis konsultimet për draftin

Pas kundërshtimit nga Këshilli Ndërfetar, Ministria e Shëndetësisë kthen për konsultim me përfaqësuesit e besimeve fetare dhe shoqërinë civile për p/ligjin për surrogacinë, apo draftin ‘Për Shëndetin Seksual dhe Riprodhimin’.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë hapa pas në propozimin e p/ligjit ‘Për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues”, duke nisur konsultim me palët që e kundërshtuan draftin.

Për komunitetet fetare dhe shoqërinë civile lejimi i surrogacisë, lindja e një fëmije një grua për një tjetër që nuk mundet për arsye shëndetësore, është shkelje e dinjitetit të gruas dhe i hap rrugë trafikimit të qenieve njerëzore.

“Projektligj i cili synon ta shëndërrojë Shqipërinë tonë të dashur në parajsën e surrogacisë. Kemi sjellë një relacion të mirë menduar dhe mirëpunuar nga një grup ekspertësh të Koalicionit me 12 faqe. Një relacion i cili kundërshton në themel këtë projektligj famkeq, i cili synon dekustruksionin e familjes, përccutminin e njeriut” thotë pastor Akil Pano.

“Ky është bebi në barkun e nënës në moshën 12 javëshe, dhe aborti ndodh në këtë fazë tani. Ministria e Shëndetësisë do ta kaloj në javën e 14, kur çdo organ është formuar dhe gjinia e fëmijës dallohet”, shprehet Linda Pano, anëtare nga Koalicioni Pro Familjes.

“Kërkojmë një ligj që ta ndalojë domosdoshmërisht surrogacinë, që është një praktikë që për shkak të vakumit ligjorë po ndodh në Shqipëri. Të jetë një ligj që e ndalon plotësishtë këtë gjë kaq makabre”, shpjegon Kimete Klenja, Dr., e qendrës për Jetën “Shën Jozefi”.

“Ligji i sterilitetit është tradhëti kombëtare, ligji për sterilitetin e 18 vjeccarëve sjell shuarjen e kombit tonë”, thotë aktivistja Dorina Mema.

Në takimin e zhvilluar me Zv/Ministren Mira Rakacolli dhe ekspertë ligjorë, nuk munguan debatet për disa nga pikat e Projektligjit siç është mosha dhe procedurat e abortit, sterilizimi apo dhe surrogacia, nënë zëvendësuese.

Projektligji “Për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues” do të jetë i hapur për konsultim publik deri më datën 16 Maj, më pas do të kalojë në komisionet e posaçme, si dhe pritet faza e fundit e votimit nëse do të kaloj në Kuvend. Më herët Këshilli Ndërfetar propozoi që surrogacia të ndalohet në Shqipëri.

Projektligj / Për shëndetin seksual dhe riprodhues

Xh.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane