Fermerët e Divjakës ankohen për
cilësinë e farërave dhe vaditjen

Fermerët e Divjakës ankohen për<br />cilësinë e farërave dhe vaditjen
Fermerët e Divjakës ankohen për cilësinë e dobët të farërave që kultivojnë. Ata pohojnë se farërat e pakontrolluara dhe problemet me vaditjen e tokave kanë dëmtuar prodhimet.
 
Cilësia e dobët dhe mungesa e cilësisë në farnat që kultivohen janë kthyer në një problem për fermerët në zonën e Myzeqesë. Veç cilësisë ata ankohen edhe për çmimin e lartë të produkteve që u duhen për  të kultivuar kulturat bujqësore. Një tjetër problem mbetet edhe mungesa e sistemit të vaditjes.
 
"Farat asnjëherë nuk i kemi cilësore. Na është thënë që vaditjen do e bëjmë me ujë të ëmbël. Fundi i fundit kur vjen përfundimi ne akoma mundohemi të vadisim me ujë të kripur," shprehet një fermer.

Vështirësinë me farërat e tregon edhe një tjetër fermer. "Shumë vështirësi kemi në drejtim të farërave. Nuk ka garanci të farërave, i marrim në treg të zi, " thotë ai.

Sipas fermerëve të zonës, shumë prodhime bujqësore shkojnë dëm, pasi prodhimet nuk shiten dhe fermerët detyrohen t'i hedhin ato. Kjo i dëmton ata ekonomikisht dhe nëse dështojnë një apo dy herë në shitje janë të destinuar të falimentojnë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...