Festivali i 17-të Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës! 58 artistë, një muaj koncerte në Muzeun Arkeologjik Durrës

Festivali i 17-të Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës! 58 artistë, një muaj koncerte në Muzeun Arkeologjik Durrës

Festivali i 17-të Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës në Muzeun Arkeologjik Durrës

Edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës ka mbërritur në gjysmën e rrugëtimit të tij. Që nga 28 qershori në mjediset e Muzeut Arkeoloogjik Kombëtar të Durrësit artdashësit e muzikës klasike kanë ndjekur pesë koncerte, ndërsa po aq të tjerë të zhvillohen deri më 27 korrik, ditën kur Festivali do të ulë siparin e tij për këtë vit.

Instrumentistët janë paraqitur me formacione të voglaa Duo, Trio dhe Kuartete, ndërsa nuk ka munguar edhe një oktet koral. Violinistja Nevila Kalaja, drejtuese e kësaj veprimtarie të përvitshme është e kënaqur me ecurinë e Festivalit.

“Ka një rritje të nivelit artistik, ndërsa ansamblet pjesmarrëse kanë një historik mjaft të pasur koncertor – thotë Nevila Kalaja.

Sipas saj, këto elemente çojnë në realizimin e pikësynimit për një format me kohëzgjatje 2-mujore gjatë gjithë sezonit të verës dhe me grupe të çertifikuara”. Në 10 koncertet e programuara të këtij edicioni marrin pjesë 58 instrumentiste dhe koristë nga Italia, Greqia, Gjermania, Austria, Sllovenia dhe Shqipëria.

Në Festivalin e këtij viti pjesa më e madhe e artistëve vijnë për herë të parë, ndërsa nuk mungojnë edhe instrumentistët e përhershëm Nevila Kalaja, Merita Rexha dhe ata të ansamblit “Wiener Kammersymphonie Quintet”.

“Këta të fundit prej 3 vjetësh janë bërë pjesë e projektit të bashkëpunimit me studentët.

Edhe në këtë edicion ata do të koncertojnë së bashku, dhe sigurisht para koncertit janë programuar edhe seancat e masterklasave të studentëve me këta instrumentistë – shton organizatorja Kalaja.                                                              

Salla kryesore e Muzeut Arkeologjik Kombëtar në Durrës mikpret prej shumë vitesh koncertet e Festivalit, ndërsa spektatorët e shumtë nuk mungojnë për të ndjekur të rejat e edicionit të radhës. Nevila Kalaja beson që kjo është zgjidhja më e bukur për këtë aktivitet, siç është e dukshme edhe kënaqësia e pjesmarrësve koncertistë.

Organizatorët janë të kënaqur me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë, e po ashtu edhe atë të Ambasadave dhe Instituteve të Austrisë, Italisë, Sllovenisë dhe Greqisë. Sot në mbrëmje Festivali do të vijojë me koncertin e Trios “Lanzini”, ndërsa më 23 korrik artistët do të performojnë në pikën turistike të “Kepit të Rodonit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë