Një 31-vjecar, Elton Meta, kërcënon të vrasë veten me armë automatike, në oborrin e shtëpisë së vjehrrit të tij. Ngjarja e rëndë po ndodh në fshatin Zhupan të Fierit.
Burime nga policia thonë se situata e rëndë nisi pas një konflikti për motive ende të pazbardhura, ndërsa i riu është prej vitesh i martuar me vajzën e shtëpisë ku po kërcënon me vetëvrasje, me të cilën ka një fëmijë.
Policia thotë zyrtarisht përmes një njoftimi paraprak se familjarët që ndodheshin në banesë janë evakuuar nga forcat policore të Fierit dhe 31-vjecari ndodhet i vetëm në oborr teksa mban armën në duar drejtuar nga vetja me kërcënimin për t'i dhënë fund jetës.
Policia thotë se nuk ka persona të lënduar dhe se drejt kësaj banese kanë mbërritur dhe forcat RENEA të specializuar për të negociuar që situata të mos shkojë drejr vetëvrasjes. 31-vjecari kërcënon të vrasë veten me armë automatike prej orës 22:30, njofton policia e Fierit.
Gjatë një momenti kur kishin kaluar më shumë se 2 orë, 31-vjecari ka qëlluar me armë zjarri në ajër, një veprim ky që dyshohet të jetë marrë për të refuzuar negociatat nga policia dhe për të kërkuar largimin e efektivëve.
Banesa është një vilë 3 katëshe me dy hyrje, ndërsa i riu ndodhet në oborrin e hyrjes kryesore.
Është ende e paqartë se përse 31-vjecari ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit, pasi duhet theksuar se ai dhe bashkëshortja nuk banojnë aty.
Burimet thonë se i riu punon vazhdimisht në Greqi, si emigrant, dhe se konflikti që e ka cuar në gjendje të rënduar psikologjike, mund të ketë lindur pas ndonjë kërkese të mundshme për divorc nga ana e bashkëshortesh.
Për të ndihmuar grupin negociator është edhe motra e 31-vjecarit.
Lajmi kryesor:
Fier/Arrestohet pas 5 orë negociatash 31-vjeçari Elton Meta, kërcënoi se do vetëvritej me kallashnikov në shtëpinë e vjehrrit! Sekuestrohet arma, 2 gëzhoja dhe 25 fishekë (VIDEO)
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.9%
-
Jo
28.5%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2053
Lajme të tjera
-
Aksident në autostradën Lushnje-Fier, Benzi përfundon në kanalin anësor
4 Maj, 12:24
-
Fermerët e Divjakës nxjerrin në treg pataten e 'pranverës', arsyeja pse kushton më shtrenjtë
2 Maj, 14:01
-
FOTO/ U godit me zinxhir në kokë nga një person i maskuar, efektivi i burgut të Fierit i plagosur në spital
2 Maj, 10:17
-
Fier, i kërkoi favore seksuale klientes, hetohet në gjëndje të lirë avokati! Polici i burgut rrihet me sende të forta
1 Maj, 15:23
-
Fier/ Vranë me thikë dhe hodhën në kanal 23 vjeçarin nga Tropoja, arrestohet autori i dytë! ishte dënuar me 19 vite burg (EMRI)
30 Prill, 13:12
-
Iu gjetën 35 doza kokaine gati për shitje në automjet, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari në Fier
30 Prill, 12:34
-
Fier, përplasen dy automjete tek 'Ura e Mbrostarit', drejtuesja e Wolksvagenit dërgohet në spital
30 Prill, 11:48
-
FOTOT/ Vijon puna për transformimin e shkollës ‘Naim Frashëri’ në Fier
30 Prill, 08:31
-
Mallakastër/ Arrestohet në flagrancë 30-vjeçari, policia i gjen në makinë armë zjarri dhe municion luftarak
28 Prill, 12:07
-
Para turit me diasporën, PS riorganizohet brenda vetes! Më 10 dhe 11 maj, anëtarët zgjedhin me votë delegatët
27 Prill, 22:36
-
Studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria të përfshijë Deltën e Lumit Vjosa në Parkun Kombëtar: Jo ndërtimeve në Zvernec!
27 Prill, 16:46
-
TEC në tokë bujqësore? Këshilli bashkiak i Roskovecit miraton planin që i hap rrugë ndërtimit, banorët kundërshtojnë
26 Prill, 19:08