Fier/ Dita Botërore e të moshuarve, 71-vjeçari: Dallgët e jetës më përplasën në azil

Ilir Jorgo është 71 vjeç, ka punuar për disa vite mësues i Biologjisë dhe Kimisë e mandej është larguar në emigrim në Greqi. Ai rrëfen për Report tv se jeta nuk ka qenë e lehtë për të.

“Jam lindur dhe rritur ne Tiranë, me origjinë jam nga Korça, por dallgët e jetës më përplasën në azil. Kisha 2 opsione në Kavajë ose në Fier, sepse në Tiranë nuk kishte vende. Unë zgjodha Fierin dhe mund të them se ndihme mirë. Është dramë e madhe të mbetesh në azil, por u bënë dy vite dhe tashmë jam ambientuar, Fieri më ka pëlqyer sepse eci 12 km në këmbë, ka shumë gjelbërim e lulishte”.

Në Ditën Botërore të të Moshuarve, Ilir Jorgo thotë se azili nuk është zgjidhja më e mirë, por ishte i detyruar, pasi me bashkëshorten u divorcua disa vite më parë, ndërsa vajzat jetojnë jashtë vendit.

“Unë kam mbaruar shkollen e lartë, kam punuar mësues disa vite. Më pas ka shkuar në emigracion, atje më është shkatërruar familja. Jam divorcuar. Vajzat jetojnë në Athinë. Këtu jam vetëm. Erdha në azil për shkak se pensioni është i ulët dhe s’kisha mundësi të tjera për të përballuar jetesën. Tani unë shpresoj që Zoti të më japë shëndet!”

1 Tetori është Dita Botërore e të Moshuarve, ndaj me këtë rast u zhvillua një aktivitet që synon sensibilizimin për kujdes ndaj tyre.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Yllka: 01/10/2024 17:18

    U bèmè shume psesimist ne arsimtaret per te ardhmen.Me vjen keq per zoterine!Te punosh nje jete te tere dhe pensioni i pamjaftueshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës