FIER-Gjendet një gomone 7 metër në një kamion në Fier, dyshohej se do të përdorej për trafik droge.
 
Ditën e djeshme në lagjen "Kastriot", efektivët e Komisariatit të Policisë Fier u vunë në ndjekje të një automjeti të dyshimtë të tipit "Man" me targa "AA 814 AS".
 
Gjatë ndjekjes, drejtuesi Z.K braktisi mjetin dhe u largua nga kamioni që brenda tij kishte një karelë dhe mjetin lundrues rreth 7 metra me një motor 350 Kv.
 
Policia po heton ngjarjen dhe po punon për kapjen e autorit të shpallur në kërkim.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com