FIER-Një automjet tip Benz me targa AA 932 OJ është përfshirë ditën e sotme nga flakët në qytetin e Fierit.
 
Makina në pronësi të Dhimitër Shtembari është djegur plotësisht pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje.
 
Sipas policisë shkaku është një shkëndijë elektrike dhe momentin që drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina mjeti është përfshirë nga flaket.
 
Bëhet me dije se rreth mjetit të djegur kishte dhe mjete të tjera. 

[gallery]21689[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com