Zjarr në afërsi të ish-fushës së plehrave në Fier (VIDEO)

Flakët përfshinë një sipërfaqe toke në ish fushën e plehrave të qytetit të Fierit, në lagjen"Sheq I vogël", pasditen e 17 qershorit 2024 rreth orës 15:30

Zona prej disa kohësh ishte gjelbëruar me pemë dhe flakët u përhapen në një sipërfaqe të madhe, dhe po kalonin përtej hekurudhës duke u kthyer në rrezik për banesat dhe bizneset aty afër, informoi gazetari i Report Tv.

Flakët rrezikuan disa banesa aty pranë, por falë ndërhyrjes në kohë u parandalua.  

Tre zjarrfikëse nuk lejuan që flakët të përparonin për të rrezikuar dhe banesat e bizneset aty afër dhe arritën të izolonin flakët rreth orës 16:30.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

​Nga Ursula von der Leyen tek António Costa, cilët janë emrat e vjetër e të rinj në BE

​Nga Ursula von der Leyen tek António Costa, cilët janë emrat e vjetër e të rinj në BE