Plazhi i Semanit në Fier vazhdon të jetë në gjëndje të mjerueshme, por përveç pastërtisë së tij që është lënë në harresë, problem mbetet edhe rruga që të çon në këtë plazh.
Megjithëse kjo rrugë ka një panoramë shumë të mirë ajo shumëzohet me zero pasi dëmtimi i rrugës nuk të lë mundësi për të shijuar atë.
Para tre ditësh u mor një nismë për të pastruar plazhet e të gjithë bregdetit shqiptar, ndërkohë që Bashkia e Fierit nuk iu bashkua kësaj nisme.
Banorët e zonës ankohen se në këtë rrugë ka më shumë se 20 vjet që nuk është investuar.
Ata thonë se plazhi po braktiset, për pasojë edhe mundësitë për të shitur produkte të stinës po veniten dita ditës.
“Gropa sa të duash, rrugë e keqe. Nuk vijnë makinat.”
“Para 20 vitesh ka qenë më e mirë si rrugë. Nuk bëhet fjalë të përdoret as për plazhin as për prodhimet. Këtu nuk shkëmbehen dot 2 makina”, shprehen banorët.
Sa i përket problemit të rrugës Bashkia e Fierit arsyetohet se kjo rrugë është nën administrimin e Drejtorisë Rajonale të Rrugëve.
Por pavarësisht nga kjo ajo çfarë i mbetet institucionit të bashkisë është kërkesa që duhet të bëjë për ta rregulluar atë, por një gjë e tillë nuk është bërë.
Kurse për pastrimin e plazhit Bashkia Fier është akoma në kuadrin e përpilimit të programeve.
“Mirëmbajtja e rrugës varet nga ARSH, nga Drejtoria Rajonale e Gjirokastrës, ne sigurisht kemi vrojtimin, ndërhyrjen por anën financiare dhe veprimet konktere i bën ARSH-ja nëpërmjet Drejtorisë Rajonale Gjirokastër. Në lidhje me përgatijen për sezonin turistik sigurisht që zyra përkatëse e bashkisë po përpilon një program të veçantë në drejtim të pastrimit, të organizimit, të shërbimeve që do të krijohen në vijën bregterare të plazhit të Semanit dhe Darzezës”, tha përfaqësuesi i bashkisë.
Nga ato çfarë u thanë në bashkinë e Fierit, shihet qartë se gjithçka mbetet në projekte dhe kërkesa, por asgjë konkrete.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO