Një burrë i arrestuar dhe i akuzuar për përdhunimin e mbesës së tij 14 vjeçare, një vit më parë vdiq këtë të diel në burgun e Fierit.
Shkak për vdekjen e tij sipas burimeve të policisë dyshohet të jetë bërë një infarkt në zemër, pasi ka pësuar çarje të Aortës.
Thoma Çala, 46 vjeç po qëndronte në dhomat e paraburgimit që prej shtatorit të vitit 2015. Ai ishte arrestuar me akuzën e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur.
Çala ishte denoncuar në shtator të një viti më parë më parë se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me mbesën e tij, 14 vjeçar.
Mjekët e Fierit thanë se i burgosuri, menjëherë pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore është transportuar në drejtim të spitalit për t’iu dhënë ndihma e parë, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka vdekur rrugës.
Ndërkaq lidhur me rastin, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të vdekjes së Çalës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com