Ermira Arapi, 29-vjeçarja që u vra një ditë më parë në Fier nga i dashuri i saj Drini Derveni, i cili më pas u vetëvra dyshohet se ka qenë shtatzënë. Ekspertët e grupit hetimor kanë ngritur dyshimet për shtatzëninë nisur nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, por pritet që përgjigja e autopsisë të japë detaje të sakta.
Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se 29-vjeçarja është qëlluar në pjesën e qafës dhe Derveni në pjesën e kokës. Sipas po të njëjtat burimeve, mësohet se është rrëzuar plotësisht pista që vrasjet të jenë bërë nga një person i tretë.Ditën e hënë pritet të ketë një përgjigje përfundimtare nga ana e mjekësisë ligjore. Një shtatzëni e mundshme në një kohë që bashkëshorti i viktimës ishte emigrant në Greqi, dyshohet se mund të ketë qenë edhe shkaku i një grindje mes tyre, por kjo pistë ende është e pakonfirmuar.
Nga grupi hetimor janë marrë edhe dëshmit të të afërmve të tyre nëse kishin dijeni për këtë lidhje, apo viktimat të kenë pasur ndonjë konflikt të mundshëm. Ermira Arapi me origjinë nga Lushnja dhe e martuar në Fier është nënë e një vajze 5 vjeçe ndërsa Drini Derveni ka dy djem.
Ermira, përcillet e vetme në varrim
Ditën e djeshme në orë dhe vende të ndryshme dy të rinjtë janë përcjellë për në banesën e fundit.
Paradoksalisht, familja e burrit të Ermira Arapit, fisi i tij, por edhe njerëzit e fshati të saj kanë refuzuar pjesëmarjen në ceremoninë e varimit të 29-vjeçares. Kjo pasi sipas tyre ata ndiheshin të turpëruar për veprimet jo morale të nuses. Megjithëse e martuar Ermira, jetonte me kunatën e saj në Lushnjë, ndërkohë bashkëshorti, vajza e vogël bashkë me vjerrën dhe vjehrrin, jetonin në Greqi.
Në varrimin e 29 vjeçares Ermira Arapi kanë marrë pjesë vetëm pak njerëz nga familja e saj dhe varrimi është bërë në fshatin e saj në Lushnjë. E kundërta ka ndodhur në varrimin e Drini Dervenit, i cili ka pasur një pjesëmarrje mjaft të madhe. Sipas informacioneve në ceremoninë mortore kanë qenë mbi 1 mijë persona të cilët i dhanë lamtumirën e fundit. Trupat e pajetë të Drini Dervenit dhe Ermira Arapit u gjetën në një mjet tip Jeep në zonën e Hoxharës në Fier. Në fakt shqiptarët gjithmonë në këto raste braktisin viktimën, duke dënuar veprimet e vajzave që kanë mbetur të lëundura në këto raste, ndërkohë respektojnë autorët e krimit që në shumë raste kanë qënë burra.
Rasti më i freskët është ai i një krimi të dyfishtë në zonën e Golemit, ku 29-vjeçaria Jonida Çanaku, është ekzekutuar nga i dashuri i saj Sokrat Shani. Në ceremoninë e varrimit Jonida, u përcoll nga familja në banesën e fundit, ndërsa autori i krimit u përcoll me nderime dhe shumë njerës në ceremoni.
Ngjarja
Ngjarja e rëndë që tronditi dje Fierin dhe mbarë opinion publik ndodhi gjatë orëve të paradites. Ermira Arapi nga Lushnja, u gjet e vrarë bashkë me Drini Dervenin, në një makinë tip “Fuoristradë” buzë rrugës në fshatin Shënpjetër të Fierit. Nga këqyrja e trupave të tyre, policia tha se dallohej qartë se 31-vjeçari pasi kishte qëlluar me armë të dashurën, ka vrarë edhe veten. Policia e gjeti atë me një pistoletë tip “TT” në dorë dhe tha se ka qitje me puthitje në kokën e tij, që i shtyn hetuesit të besojnë që ai është autor i vrasjes së të resë, me të cilën ka pasur një lidhje jashtëmartesore. Pas këtij akti fieraku i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Një gjë e tillë ishte planifikuar prej disa kohësh nga Derveni, pasi sipas hetuesve ai kohët e fundit kishte siguruar dhe armën e krimit. Pritet të dalin të tjera detaje rreth ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik.
Jo konflikte
Nga grupi hetimor janë marrë edhe dëshmitë e të afërmve të tyre nëse kishin dijeni për këtë lidhje, apo viktimat të kenë pasur ndonjë konflikt të mundshëm.
Planifikimi
Një gjë e tillë ishte planifikuar prej disa kohësh nga Derveni, pasi sipas hetuesve ai kohët e fundit kishte siguruar dhe armën e krimit.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO