Gjatë këtij viti është shënuar një shifër rekord aplikimesh që shkojnë deri në 20 mijë. Sigurisht kjo përkthehet në një rritje të të ardhurave në vlera monetare.
Kështu është shprehur Gani Bendo, drejtor i Zyrës së regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier. Sipas tij rritja e arkëtimeve në këtë institucion është 15% më e lartë se vitin e kaluar, e shprehur në shifër monetare prej 115 milion lekë të reja.

Një ndikim pozitiv në rritjen e treguesit të arkëtimeve sipas punonjësve të këtij institucioni ka qenë rritja e transaksioneve sidomos nga projekti TAP si dhe rritja e shërbimit në hapjen e sporteleve të rinj.

Transaksionet gjithashtu kanë qenë të shumta edhe për shitje dhe blerje pronash , apartamente toke bujqësore që përbejnë rreth 70% të numrit të përgjithshëm të aplikimeve  të cilat më pas u shërbejnë fermerëve për të aplikuar në kredi  të ndryshme në ndihme të agrobiznesit.

Gjithashtu në bashkëpunim me ALUIZNIN  është bërë e mundur dhënia e 1000 certifikatave të pronësisë nga procesi i legalizimeve si dhe po përmirësohen të dhënat në 300 blloqe kadastrale. Çdo dite kryhen mesatarisht 100-200 aplikime pranë ZRPP Fier. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)