Fierza po arrin kuotat maksimale
nga reshjet 'valojnë' dhe mbeturinat

Fierza po arrin kuotat maksimale<br />nga reshjet 'valojnë' dhe mbeturinat<br>
Niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur ndjeshëm këto ditë. Por bashkë me prurjet kanë mbërritur dhe mbeturinat. Liqeni i Fierzës po tejkalon parashikimet,niveli i tij po rritet çdo ditë dhe duket një situatë e pakënaqshme pas përmbytjes së Anës së Malit në Shkodër.

Bashkë me prurjet e shumta të ujit, lumenjtë kanë sjellë edhe materiale ndotëse në liqen, përfshirë ato plastike, lëndë drusore e mbeturina të ndryshme. Tonelata mbeturinash janë grumbulluar në bregun e liqenit si rrjedhojë e prurjeve të mëdha për shkak të reshjeve të vazhdueshme por edhe shkrirjes së borës.
Fierzës i duhet edhe 60 cm të shkojë në kuotën e saj maksimale.

Rritja e nivelit të Liqenit të Fierzës ka  përmbytur i tokat bujqësore të 20 familjeve dhe rrugën  në fshatin Breglum të Njësisë Administrative Tërthore në Kukës. Këtë vit situatën e përkeqësojnë mbetjet që ka sjellë liqeni. Pamja që të ofron liqeni i Fierzës është skandaloze. Tonetala me mbetje urbane, kimikate e mbetje spitalore kanë mbuluar bregun e liqenit të Fierzës. Banorët tregojnë se ky fenomen është i përvitshëm por situata paraqitet më e rënduar për shkak të ndotjes së bregut të liqenit, e cila ka arritur deri te banesat e tyre rrezik për epidemi të mundëshme.

[gallery]25770[/gallery]
Ndërkohë në ndihmë të banorëve për transportimin e ushqimeve që banorët i marrin në qytetin e Kukësit dhe transportimin  e femijeve për në shkollë   dhe në anën tjetër të fshatit pas mabrimit të mësimit, policia kufitare e Kukësit ka vënë në dizpocicion një varkë. Lagjia "Kovac" përmbytet çdo vit, si pasojë e rritjes së nivelit të ujit të liqenit të Fierzës, e për ta nuk ka asnjë masë konkrete për t'i shpërblyer në vlerë kompensimi apo mënyrë tjetër të të shpërngulurit nga kjo zonë e rrezikuar. Një pjesë e familjeve janë trajtuar në skemat e dëmshpërblimit të të përmbyturve apo kanë ikur. Por shumë banorë mbeten në fshat, pasi nuk kanë mundësi ekonomike që të shpërngulen.

Fierza është hidrocentrali i sipërm i kaskadës së lumit Drin. Për nga fuqia e instaluar, pozicioni dhe vëllimi i rezervuarit, Fierza luan rol kyç për shfrytëzimin, rregullimin dhe sigurinë e gjithë kaskadës.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë