Filip Petro Nurati/ Ungjilli i 1872, i Kristoforidhit, dhuratë për Muzeun Kombëtar

Filip Petro Nurati/ Ungjilli i 1872, i Kristoforidhit, dhuratë për Muzeun Kombëtar

Në vitin 1923 Filip Petro Nurati i ka bërë një shërbim shpirtëror kulturës shqiptare: Ai, duke iu përgjigjur thirrjes së Shtetit shqiptar për të koleksionuar vlerat e kombit, i dhuroi Bibliotekës Kombëtare një libër, që në bazë të dokumenteve që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror, është një ungjill i vitit 1872 i Konstandin Kristoforidhit, i shkruar shqip dhe me shkronja latine.

Ja se çfarë mund të lexojmë në dokumentin përkatës:
 “M I N I S T R I A  A R S I M I T
I dhuron Bibliotekës Komtare:     
II
Zot. Filip Petro Nurati:

Njin Ungjill të vjetër, me shkronja llatine të posaçme, 1872 –të Kristoforidhit.”

Në këtë shkresë, “me shkronja llatine të posaçme” është shkruar me kalem dhe në bazë të kaligrafisë së shkrimeve të tjera në shkresë, duhet të jetë shtuar nga arkeologu Hasan Ceka në vitin 1931, kur ai punonte në Muzeun Kombëtar.

Në fund ka një falenderim për të gjithë personat dhurues, që përmenden:

“Të sipërpermendunit Ministrija e Arsimit i falenderon nxehtësisht.”

I nisur nga tërheqja që më krijoi ky dokument u mundova të gjej të dhëna që do të shuanin kureshtjen e ndezur.

Në Bibliotekën Kombëtare ruhen disa kopje të këtij libri.

Në faqen e parë shkruhet se është një psalter. Kështu, emërtimi si ungjill në shkresën e vitit 1923 është i gabuar. Ndryshimi është se ungjilli bazohet në Dhiatën e re, kurse psaltiri në Dhiatën e vjetër.

Ja dhe përmbajtja e faqes së parë:
PSALTERI,
KËTHYEM MBAS EBRAISHTESË VJETËRË
SHQIP
NDË GJUHË GEGËNISHTE
Prej
KONSTANTINIT KRISTOFORIDHIT, ELBASANASIT.
------------------
Ndë shtypa-shkonjë të A. H. Gojgjianit.
Shiturë ndë Stamboll, udha Filldshanshillër - yokushu,           
Ndë magazinë të Bĭblësë
1872
Një faqe më prapa jepet alfabeti shqip dhe shkronjat koresponduese në greqisht, latinisht, etj. Pastaj vjen psaltiri i shkruar shqip, (psaltiri është libër lutjesh), duke u bazuar në shkronjat e alfabetit të paraqitur. Një kuriozitet më vete janë edhe vulat e Bibliotekës Kombëtare, dy të viteve të para të veprimtarisë së saj, ku shohim edhe numurin e vjetër të inventarit, që është 1132, disa  të prishura, duke i lyer me bojë të bardhë dhe të tjera të kohës së sotme, së bashku me vulën përkatëse.

Ka edhe ndonjë shënim, si ai i vitit 1943. Në vitin 1981, kur po punonim për përgatitjen e Muzeut Historik Kombëtar, pata rastin të njihem edhe me një kopje tjetër të këtij libri. Atëherë më thanë në formë pyetjeje në se mund të hiqeshin vulat e vjetra nga librat, gjë që nuk e bëra. Libri ka qenë në fondin e Bibliotekës Kombëtare dhe kaloi në Muzeun Historik Kombëtar, për të pasuruar vitrinat e patriotëve të rilindjes.

Ndoshta bënte pjesë në  librat e konfiskuara të librarisë Lumo Skëndo, e ky mendim vjen nga vula e zbehur që është në faqen e parë, ose është dhuruar nga ndonjë lexues i dikurshëm. Në nëntor të vitit 1930 Mit’hat Frashëri, reklamonte në gazetën “ORA” materialet e ndryshme që ndodheshin në atë librari, duke përmendur edhe librat e vjetër në gjuhën shqipe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat