Filmi për holokaustin, pas Tel Avivit, premierë në Tiranë. Regjisori izraelit Adir Miller dhe historia e “The ring”

Filmi për holokaustin, pas Tel Avivit, premierë në Tiranë. Regjisori izraelit Adir Miller dhe historia e “The ring”

E lindur në Budapest gjatë kohës së luftës së Dytë Botërore, Marianne Miller është një e mbijetuar e Holokaustit. Jeta e saj u shpëtua vetëm pasi e ëma i dha një ushtari nazist hungarez një unazë ari si ryshfet. Sot, historia e saj vjen e rrëfyer nga i biri, artisti izraelit Adir Miller, përmes filmit “Unaza” (The Ring)  që u shfaq premierë edhe teatrin e Operës në Tiranë.

“Budapesti i përndoqi hebrenjtë, ndërsa këtu të gjithë i ndihmuan dhe askush nuk tregoi për ta. Por,  familjarët e mi nuk kishin fatin të ishin në Shqipëri. Shumë prej tyre u vranë dhe u hodhën në Danub”., - thotë regjisori Miller.

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg dhe ministri Blendi Gonxhja folën për rëndësinë e kujtesës së holokaustit dhe njohjes pa deformime të historisë.

"Të tregosh historinë e Holokaustit 80 vite më pas është sfiduese. Duhet t’ia transmetojmë të gjithë brezave të rinj. Sot kemi arritur te gjenerata e pestë e të mbijetuarve dhe të gjithë duhet të njihen me këtë histori”., - vëren ambasadorja Peleg.

"Në një botë, ku historia herë harrohet e herë keqkuptohet, arti dhe filmat na ndihmojnë të reflektojmë për të kaluarën e përbashkët dhe për të pasur biseda të dobishme se si mund të ecim përpara”., -shprehet ministri Blendi Gonxhja.

Xhiruar në Izrael dhe në Hungari, “Unaza” rikrijon Evropën e viteve 1940, duke ndërthurur rrëfimet personale dhe historike.

Ndërkohë që shëndeti i nënës së tij përkeqësohet, Miller nis një udhëtim emocional në vendlindjen e saj në Budapest në kërkim të unazës që dikur i shpëtoi jetën.

Adir Miller është stand-up-komediani dhe aktori komik më popullor i Izraelit, ndaj “The Ring” rrëfen dramën e hebrenjve të gërshetuar me humor. Filmi ka pasur premierën e tij në Tel Aviv dhe do të shfaqet në Nju Jork më 28 janar dhe vjen në prag të 80-vjetorit të çlirimit të ish-kampit nazist të Aushvicit.

 

B.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e postierit, brenda makinës ‘Porsche’ të autorëve gjendet arma e krimit! Targat u vodhën në Kamëz në 2023

Vrasja e postierit, brenda makinës ‘Porsche’ të autorëve gjendet arma e krimit! Targat u vodhën në Kamëz në 2023