Final 4/ Partizani është finalisti i parë për titullin kampion, mposht 1-0 Skënderbeun në 'Air Albania'

Final 4/ Partizani është finalisti i parë për titullin kampion, mposht 1-0 Skënderbeun në 'Air Albania'

Partizani 1-0 Skënderbeu, festa e golit

TIRANË - Partizani fitoi 1-0 kundër Skënderbeut në gjysmëfinalen e "Final 4" dhe është finalisti i parë për në finalen e 26 majit. Të premten e 17 majit në "Air Albania" të kuqtë iu falën golit të Bintsouka në minutën e 47-të të ndeshjes dhe presin pas dy ditësh gjysmëfinalen Egnatia - Vllaznia për të mësuar rivalin që do diskutojnë finalen e madhe të Superligës, për të mësuar kampionin e sezonit 2023-24.

Pjesa e parë në Tiranë nisi mirë për Partizanin, me Mba që goditi bukur, por u ndal nga Marco Alia. Me kalimin e minutave u shtua edhe tensioni, teksa korçarët duket se u pajtuan me barazimin pa gola, rezultat që u mbyll pjesa e parë.

Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, ishte Bintsouka që shënoi shpejt dhe i dha epërsinë "Demave" si edhe golin që në fund ishte i vlefshëm për fitoren. Skënderbeu u përpoq dhe paçka rasteve nuk mundi të barazonte.

Kujtojmë se edhe me barazimin, më tej në finale kalonte po Partizani për shkak të renditjes më të mirë në sezonin e rregullt.

Tifozët/ Paçka se u përfol shumë, numri i mbështetësve nuk ishte aq i madh sa pritej. "Air Albania" me 22 mijë vende dukej shumë i madh mbrëmjen e 17 majit.

Final 4

17 maj/ Partizani 1-0 Skënderbeu (Bintsouka 47')

19 maj/ Egnatia - Vllaznia (Air Albania)

24 maj/ Finale vendi 3/4 në Air Albania

26 maj finalja e madhe.  Partizani - Egnatia/Vllaznia

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
'Skënderbeun e trajtuam si një derbi', Orges Shehi: Fanella e Partizanit peshon shumë

1714235396_1705776336orgesshehipartizani.jpg
Pasi u kualifikuan në finalen e "Final 4", kjo pas fitores 1-0 ndaj Partizanit, trajneri Orges Shehi tha se të kuqtë e merituan dhe fanella peshon shumë në ndeshje të tilla. Numri një i stolit të kuq tha se me Skënderbeun u përgatitën si në një derbi.

"Na pret edhe një ndeshje. Më gëzon fakti që skuadrës iu bashkua në momentin e fundit Cara dhe Taipi. Pra, jemi të plotë. Jemi të kënaqur që kaluam në finale. Kush është ai që nuk do që ta fitojë finalen?! Jemi të kënaqur me vazhdimësinë, kemi siguruar fitoren e 6 radhazi.

Në 6 ndeshje kemi shënuar 10 gola dhe kemi marrë 1. Kemi besim. Këtë javë jemi përgatitur me qetësi. E kemi përgatitur ashtu siç përgatisim derbit. Na ndihmon të qenurit favorit dhe si favorit u sollëm sot. Edhe fanella që mbajmë mbi supe na ndihmon të jemi më kërkues", tha Shehi.

Ora 22:24
'Partizani e meritoi fitoren', Ivan Gvozdenovic: Për Skënderbeun ky ishte maksimumi

1715449583_ivangvozdenovic.JPG
Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic foli pas humbjes që ekipi i tij pësoi 1-0 nga Partizani në gjysmëfinalet e "Final 4". Tanimë do jenë të kuqtë që do presin fituesin e çiftit Egnatia - Vllaznia për të mësuar rivalët në finalen e "Final 4". Ndërkohë Skënderbeu do diskutojë vendin e tretë ose katërt me humbësin e Egnatia - Vllaznia, e cila zhvillohet të diel më 19 maj në "Air Albania".

"Ky vit ishte shumë i suksesshëm për ne. Ndoshta ky ishte maksimumi ynë. Besonim se mund të shkonim në finale, por Partizani e meritoi fitore. E përgëzoj Partizanin. Mund të bënim më mirë. Partizani ishte skuadra më e mirë që në fillim. Nga fundi ishim skuadër sulmuesi dhe po i provonim të gjitha.

Sot nuk ishim në ekuilibër, nuk ishim agresivë. Nuk ishim shumë të shpejtë në tranzicion. Kjo është arsyeja përse fitoi Partizani. Kishim besim se do të shkonim në finale, por këto 2-3 gjëra nuk shkuan mirë. Kundërshtari i Partizanit në finale? Shumë e vështirë ta them. Edhe Vllaznia, edhe Egnatia janë shumë të fortë", tha Gvozdenovic.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deshtim total: 17/05/2024 22:28

    Kjo skem nuk esht e drejt . Nje ekip qe gjith kampionatin ka fitu i ka rrah te gjitha esht ne vend te par , edhe humb kampionatin me nji ndeshje ne fund ska kuptim as sens

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Baton Haxhiu gënjeu, në SPAK ishte pyetur për Ilir Metën, në maj deklaroi se kishte shkuar për intervistë

Baton Haxhiu gënjeu, në SPAK ishte pyetur për Ilir Metën, në maj deklaroi se kishte shkuar për intervistë