Fitoi betejën me tumorin! Nita Latifi rrëfen frikën dhe përjetimet për rikthimin e sëmundjes gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV

Fitoi betejën me tumorin! Nita Latifi rrëfen frikën dhe përjetimet për rikthimin e sëmundjes gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV

Nita Latifi

Këngëtarja nga Kosova, Nita Latifi ka qenë një nga konkurrentet që qëndroi mbi 100 ditë në shtëpinë e BBV dhe në fillimet e hyrjes së saj ajo rrëfeu betëjën që kishte kaluar me tumorin, teksa shprehu shqetësimin se mund t'i rikthehej.   

Gjatë qëndrimit të saj në BBV ajo solli mjaft emocione dhe momente të shumta të cilat do e bëjnë të mbahet mend për karakterin, zërin dhe për sjelljen kundrejt konkurrentëve të tjerë.

Mirëpo si për shumë banorë të tjerë edhe Nita është përballur me sfida dhe momente dobësie gjatë qëndrimit të shtëpinë e monitoruar 24 orë nga kamerat.

Në fillimet e hyrjes së saj ajo shprehu shqetësimin se po i riktheheshin simptomat e tumorit që kishte kaluar para se të bëhej pjesë e BBV.Këngëtarja nga Kosova ka folur pikërisht për këtë temë, teksa ishte e ftuar në “S’e luan topi”.

E pyetur për rrëfimin që bëri në shtëpi për tumorin në gji, Nita sqaroi tërësisht situatën dhe tha se kishte shumë frikë, pasi një gjë e tillë nuk i kishte ndodhur më parë.

“Momentin që hyra në shtëpi, që në javën e dytë fillova të kem disa shqetësime të vogla. Frika ime më e madhe ishe që nuk e dija se çfarë po ndodh, ishte diçka e panjohur, kisha shtrëngime në gjoks, dhimbje të mëdha në gjoks që nuk më kishin ndodhur më herët. Kjo më bëri që të shqetësohem, u frikësova.Tani të gjithë e dimë sa është rritur numri i këtyre problemeve të ndryshme te gratë. Mendova edhe të dilja nga shtëpia, ai ka qenë momenti më i fortë më i vështirë i imi në shtëpi. Momenti kur unë kam vendos, kam thënë që dua të lë shtëpinë se shëndeti im është mbi të gjitha. Falë produksionit isha te një mjek që më tha se rezulton të jetë edhe për shkak të ndryshimit të klimës, rezultoi të ishte diçka për t’u mos u shqetësuar”, vazhdoi më tej Latifi.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët