Kryetari i zgjedhur i komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj tha se shqiptarët e dinë mirë sesi të votojnë, duke e patur të qartë se përfaqësohen vetëm nga partitë kombëtare.
Gjeloshaj tha se Forumi Shqiptar do të vazhdojë të përfaqësojë shqiptarët në Mal të Zi, duke u bërë thirrje të gjithëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës edhe në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në vend.
“Duke votuar dhe mbështetur partitë me shumicë shqiptare, ne shprehëm qëndrimin se shqiptarët përfaqësohen vetëm përmes partive kombëtare. Besojmë se edhe në zgjedhjet presidenciale, pa presion dhe tutorë se si të veprojnë, ata do ta dinë se si të votojnë”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga kreu i partisë, Gjeloshaj.
Ky i fundit theksoi se Forumi Shqiptar do të vazhdojë të përfaqësojë shqiptarët dhe se do të bashkëpunojë në mënyrë të përhershme me strukturat politike partnere të BE-së, SHBA-së dhe aleancës së NATO-s, si dhe për marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe Kosovën dhe në radhë të parë me partitë që promovojnë rrugën properëndimore të Malit të Zi.
Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të mbahen në 19 mars, ku kandidat është edhe presidenti aktual, Milo Gjukanoviç i cili pavarësisht se e paralajmëroi tërheqjen nga politika, shpalli kandidaturën e tij.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
26%
-
Pak
40.5%
-
Aspak
33.5%
Vota total: 1300
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi
23 Korrik, 21:07
-
Mali i Zi, lirohen të gjithë të akuzuarit për përfshirje në 'grushtin e shtetit' të vitit 2016
12 Korrik, 15:32
-
Mali i Zi heton për krime lufte ish-prokurorin special
27 Qershor, 21:17
-
Shqipëria në 'black out' total për 30 minuta, ndërprerje edhe në Mal të Zi, Bosnje e Kroaci! Balluku: Ende jemi në rrezikshmërie të lartë! OST: Defekti nga Greqia nga temperaturat ektreme
21 Qershor, 12:47
-
Meta vizitë në Mal të Zi, takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të DPS
20 Maj, 09:31
-
Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane
5 Maj, 21:46
-
Biznesmeni i arratisur, Dushko Knezheviq, ekstradohet në Mal të Zi nga Britania
30 Prill, 13:40
-
Analistët: Mali i Zi në fazën përfundimtare të negociatave me BE-në
13 Prill, 19:52
-
Mali i Zi, analistët të shqetësuar për veprimet nacionaliste të forcave politike pro-serbe dhe pro-ruse
30 Mars, 20:48
-
Tropojë/ U nis për në Majën e Jezercës, alpinistja kroate bie nga lartësia dhe humb jetën! Shpëtohen 7 të tjerët (Video)
30 Mars, 15:53
-
Rusët në Serbi dhe në Mal të Zi votojnë në zgjedhjet presidenciale ruse
17 Mars, 11:15
-
Tërmeti 5.4 ballë në Mal të Zi, Ormëni për Report TV: U pasua nga 35 pas goditje! Lëkundjet u ndjenë dhe në Shkodër e Tiranë
14 Mars, 11:42