Fitoi betejën me COVID-19, Manastirliu publikon mesazhin e Nënë Ferziles: Mirënjohje për punën e stafeve mjekesore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka ndarë në faqen e saj në Facebook videon e 66 vjeçares nga Elbasani e cila ka shkuar në Spitalin COVID2 në gjendje të rëndë por fatmirësisht është shëruar dhe gëzon shëndet të mirë.

"Nëna ka ardhur këtu shumë e sëmurë, kam dy javë që ky staf i mrekullueshëm më ka ngritur në këmbë. Unë thërrisja një mjeke për të më bërë gjilpërën ndërsa ato vinin të gjitha. Nëna mos u mërzit se jemi neve më thonin. Ja ku erdhi momenti që unë të largohem me këmbët e mia" - shprehet nënë Ferzilja.

Ministrja e Shëndetësisë ju ka bërë thirrje  qytetarëve të respektojnë masat e distancimit, higjenës dhe mbajtjen e maskës  në mënyrë që të ndalohet përhapja e infeksionit dhe të ndihmohen mjekët dhe infermierët në këtë betejë.

"T’i ndihmojmë mjekët dhe infermierët në këtë luftë të pazakontë, të krijojmë së bashku aleancën  mbarë qytetare proshëndetit COVID19. Të përdorimin armët e vetme që ka sot në dorë çdokush" - shkruan Manastirliu.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papagalli: 06/11/2020 22:54

    Sa para ka marre qe po na i lavderon mjeket po ata qe hidhen nga dritaret e spitaleve si pasoje e traumave psiqike pse se hap gojen zonja Manastirliu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin