'Fitore për popullin shqiptar', Memolla pas Bjellorusisë! Veseli: Nuk e meritonim të ishim në këtë grup (VIDEO)

Futbollistët e Kombëtares kanë qenë mjaft të lumtur pas fitores me Bjelloruisnë që në dha vendin e parë në grupin e Ligës së Kombeve. Ata shprehen se kjo përfaqësuese i ka mundësitë për të arritur shumë më lart, duke parë kualitetet që janë në organikë.

Frederik Veseli: “Kemi bërë një paraqitje të mirë me vetëbesim. Kemi zhvilluar aksione të bukura. Kur kemi pësuar gol kemi qenë pak në presion, por gjithsesi kemi demonstruar shumë gjëra të bukura që i kemi punuar gjatë javës në stërvitje. Sot me fitoren dhe me daljen të parët në grup e kemi demonstruar që  nuk meritojmë të jemi në këtë grup. Të shikojmë si do ia dalim në grupin më lartë.”

Berat Gjimshiti: “Ekipi dha gjithçka në fushë. E denim se do hynim në fushë vetëm për fitore. Më në fund ia arritëm edhe pse loja u hap 3-2. Deri në atë moment kemi bërë lojë të mirë dhe pastaj kemi futur vetën në vështirësi.”

Hysen Memolla: “Ka qenë një ndeshje shumë e rëndësishme dhe besoj se treguam veten. Bëmë një lojë kompakte duke dalë edhe skemat e trajnerit që provuam këtë javë. Fitorja ka qenë shumë e rëndësishme. Një fitore për të gjithë popullin shqiptar.”

Qazim Laçi: “Një fitore që e meritonin, me pjesën e parë që bëmë. Këto 2 ndeshjet e fituara na dhanë vendin e parë. E kemi treguar në fushë që e  meritonim vendin e parë që nga fillimi. Nuk e nisëm mirë, siç e dëshironim. Ndeshje pas ndeshjesh, erdhën fitoret që na dhanë vendin e parë.”

Ledian Memushaj: “Besoj se këmi bërë një edicion shumë të mirë sepse kemi arritur vendin e parë. E vetmja gjë që kemi bërë gabim është ndeshja me Lituaninë. Sipas meje ky ekip është i fortë por majën do ta arrijë pas dy viteve sepse ka shumë lojtarë me kualitet."

Ndërkohë FIFA ka ndarë sot vazot për kualifikueset e Botërorit ku Shqipëria do të jetë në të katërtën dhe me shumë mundësi do të peshkojë rivalë shumë të fortë. Shorti do të hidhet më 7 dhjetor në Zurih.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • One: 19/11/2020 15:48

    Rezultate te mira per kombetaren. Cfare me ben per te vjelle eshte zilia dhe vreri qe vjellin “profesoret” tane per trainerin. Traineret ne vitet e fundit te pakten kane hequr hijen e korrupsionit (jo per federaten) per menyren se si perzgjidhen lojtaret. Nje trainer shqipetar kurre s’do ta arrinte kete (jo gjithmone per faj te tyre).

    Përgjigju
    • Andrea: 20/11/2020 09:49

      Shume e sakte

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore