“Fitoret” e Lulit

“Fitoret” e Lulit

Me zërin që e tradhëton, sa herë që fjalët që nxjerr nga goja përshkruajnë veprime që shkojnë përtej këllqeve të tij, Lulzim Basha u ka thënë sot demokratëve të pranishëm në bulevard, se paska arritur fitoren e parë. Po çfarë ka fituar Basha?

Nëse e ka fjalën për copën e letrës me efekt ligjor ZERO, që presidenti për turpin e tij, është kujdesur ta shpërndajë pak minuta para se e shoqja dhe Basha të dilnin nga selitë respektive, kjo është çudi e madhe pra. Sepse, mbështetjen e Ilir Metës, Basha ka kohë që e ka “në xhep”. Pusulla e sotme e presidentit, një ilustrim i një shkeljeje flagrante të Kushtetutës – dhe si e tillë, nuk ka argument ligjor që ta bëjë të vlefshëm – mund të ndezë entuziasmin e militantëve deri tek Ura e Lanës, por përtej nuk do të ketë asnjë efekt. Dhe treshja Basha-Kryemadhi-Meta e dinë këtë edhe më mirë se kundërshtari i tyre, Edi Rama.

Nëse kur flet për fitore, e ka fjalën për mbështetjen popullore, kjo është çudi edhe më e madhe. Protesta e tetë “popullore” e Bashës dhe Kryemadhit shënoi një rënie të ndjeshme të numrit të militantëve. Një rënie që nuk kanë mundur ta fshehun as blicet e smartphone-ëve dhe as thirrjet e Bashës për të “ngritur dy gishtat më fort”. E vetmja gjë e shtuar në këtë protestë, kanë qenë banderolat që falënderonin në gjermanisht gazetarin e tabloidit gjerman, i cili kishte kryer “investigimin” në Shijak, duke iu përgjigjur me sa duket “interesimit” të lexuesve gjermanë për këtë rajon të Shqipërisë. E pandryshuar ka qenë prania e adoleshentëve me maska plus Gaz Bardhin, tek dera e Kuvendit.

Nëse kur flet për fitore, e ka fjalën për mbështetjen ndërkombëtare, këtu çudia arrin kulmin. Sepse mesazhet që mori sot nga Shtetet e Bashkuara Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, ishin një shuplakë fort e rëndë, e paprecedentë, e cila me shumë gjasë ka shërbyer si shkak edhe i “fitores” së dytë që përmendëm më lart, atë të rënies drastike të mbështetjes popullore në protestën Nr. 8. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, si rrallëherë, u identifikuan nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA Matthew Palmer, si përgjegjësit e vetëm nëse protesta shoqërohet me akte dhune. Mesazhi për zgjedhjet e 30 qershorit ishte po ashtu i qartë. Ndaj, edhe këtu është e pamundur të gjesh një motiv për të thirrur fitore. Domethënë, nëse përpiqesh për një moment ta marrësh seriozisht kryetarin e PD.

Kapsollat kundër policisë dhe vuvuzelat nuk kanë munguar as sot. Por më shumë se sa mjete të dhunshme të fitores imagjinare të radhës së Lulzim Bashës, ato ngjajnë me tymueset dhe kapsollat që hedhin tifozët e zemëruar në një derbi, kur shfryjnë inatin pasi ekipi i tyre ka disa ndeshje që humbet. Dhe kur humbet tetë herë dhe përgatitesh për humbjen e nëntë, kur fitorja bëhet mirazh i pakapshëm, edhe tifozët e tu nuk arrin t’i gënjesh më dot duke thirrur “fitorje”. As me asiste që të nxjerrin pozicion jashtë loje, si ai që Basha dhe e shoqja e presidentit morën sot nga ky i fundit.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nje protestues: 08/06/2019 22:51

    Paska patur nevoje per doktorr Ilir Floriri dhe jo Monikla..!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë