Dy golat e Ardit Nikajt i dhanë 3 pikët e para të sezonit Elbasanit që ia doli me rezultatin 2-1 kundër Egnatias kampione në fuqi.

“Fitore për tifozët tanë. Jemi shumë të kënaqur dhe të lumtur sepse pas Dinamos ishte një javë shumë e vështirë për ne. Me këtë fitore jemi pak më të qetë,”-u shpreh Ivan Gvozdenovic, trajner i Elbasanit.

“Besoj që e merituam këtë fitore pas ndeshjeve që kemi dështuar pak. Treguam se ku i takon për të qenë Elbasani,"-tha Ardit Nikaj, futbollist i Elbasanit.

“Jemi të lumtur për 3 pikët e para të kampionatit. Na mungonin. Kemi shumë ndryshime nga sezoni i kaluar dhe besoj do të vijmë duke u përmirësuar. Na ndihmuan shumë edhe tifozët,”-deklaroi Bruno Lulaj, kapiten i Elbasanit.

Për javën e 4 të Superligës Laçi fitoi me rezultatin e pastër 2-0 kundër Vllaznisë, që ka bërë një nisje katastrofë të sezonit. Më herët Partizani u mposht 2-4 në derbi nga Dinamo, Teuta fitoi 2-0 kundër Vorës, ndërsa Skënderbeu dhe Tirana barazuan 1-1 në Korçë.

Pas javës së 4 të kampionatit Teuta ka marrë kreun me 10 pikë, 1 më shumë se Egnatia dhe Dinamo që renditen në vendin e dytë dhe të tretë. Klasifikimin e mbyll Vllaznia me vetëm 2 pikë, po aq sa Skënderbeu i vendit të 9-të, ndërsa Vora e vendit të 8-të ka 3 pikë.