Pas përfundimit të ndeshjes SerbiShqipëri, festimet e tifozëve shqiptarë janë zhvendosur edhe jashtë kufijve. Në Slloveni, një grup të rinjsh shqiptarë janë filmuar teksa rrëmbejnë një flamur serb nga një makinë dhe më pas i vënë flakën.

Pamjet, të shpërndara me shpejtësi në rrjetet sociale, kanë ngjallur reagime të shumta. Disa i shohin si shprehje e emocioneve pas fitores historike të Kombëtares, ndërsa të tjerë i dënojnë si provokim të panevojshëm.

Festat e shqiptarëve pas triumfit ndaj Serbisë pushtoi rrugët në shumë qytete europiane, duke treguar entuziazmin e madh për Kombëtaren kuqezi.