Të gjithë, qofshim një vend apo njeri, jemi produkt i të kaluarës sonë, dhe ne mësojmë nga ajo; Jemi një produkt edhe i karakterit tonë dhe i ambicieve tona.
Unë tani jam Kryeministër. Unë u bëra ky që jam nga ai që kam qenë. Jam i njëjti person që bën gjëra të ndryshme. Kam qenë një artist. Akoma më pëlqen të pikturoj, vetëm se kam më pak kohë. Por edhe në politikë përpiqem të pikturoj një kanavacë.
Vizualizoj sesi dua që të jetë vendi ynë, të ndihet, sesi dua ta ndryshoj atë me hapin e botës. Nuk po them që të gjithë kryeministrat duhet të jenë artistë, largqoftë. Por është mirë nëse politika është një hapësirë që mbledh njerëz me bakgrounde të ndryshme.
Nga Reagan që ishte aktor, tek Kryeministri suedez që ishte saldator, shumëllojshmëria e eksperiencave është mbresëlënëse. Por edhe kur shumëllojshmëria në backgroudin profesional nuk është kaq mbresëlënëse. Margaret Thacher ishte kimiste, Angela Merkel doktorë në kimi fizike, penelata e tyre në tablonë e tyre të madhe është e shumëllojshme dhe mbresëlënëse.
Besoj se aftësitë që kemi në një fushë mund të ndihmojnë ose të pengojnë në një tjetër, edhe pse artisti brenda meje nuk është asnjëherë i qetë.
Dikur takova në zyrën time dikë që u ofendua jashtë mase sepse unë vizatoja ndërsa ai fliste.
Vizitorët e mi janë të mësuar me këtë gjë. Unë kështu bëj gjithmonë. Gjithashtu, shkarravis gjithandej axhendën e punës. Tavolina e punës sime është në një farë mënyre atelieja ime. Por vizitori që u ofendua nga sepse unë vizatoja, mendonte se unë nuk isha i interesuar në atë që thoshte.
Më tha: “Erdha këtu sepse kam një problem, ndaj mos vizato ndërkohë që unë të flas”.
Unë i kërkova ndjesë dhe ula lapsin. Diskutuam çështjen e tij dhe ai u largua.
Herën tjetër që e takova, u kujtova sesi ishte ofenduar dhe e shtyva vazon me lapsa deri në fund të tavolinës, dhe nuk vizatova.
Por ai prapë nuk qe i kënaqur. Në fund tha: “Më duket sikur nuk po më dëgjon. Më shikon, por nuk je këtu.”
Dhe, unë i thashë: “E shikon! Më lejo që të vizatoj nëse do që të përqendrohem, nëse do që të të dëgjoj dhe të jem vetvetja”.
Hera e parë në jetën time që hyra në një ndërtesë qeveritare në Shqipëri ishte kur u bëra Ministër i Kulturës.
Ndodhi në një çast, në rrethana të jashtëzakonshme. Jeta merr kthesa të ndryshme dhe kjo ishte një nga ato që nuk e prisja, por kjo është një tjetër histori.
Ishte viti 1998 dhe duke iu përshtatur kësaj jete të re, mendova se kisha varrosur piktorin që ishte brenda meje.
Por pastaj, dy vite më vonë, kandidova për Kryetar Bashkie i Tiranës dhe fitova. Pashë një qytet që përballej me shumë sfida dhe që kishte shumë pritshmëri nga fushata ime.
Në atë çast ndjeva impulsin politik – dëshirën për t’u ofruar njerëzve një ardhme më të mirë – të shkrirë me impulsin artistik.
Ideova një plan për të hedhur ngjyra mbi ndërtesat e zymta dhe të pajeta të qytetit në rrugën hyrëse kryesore.
Për mua, kjo qe art si aksion politik me ngjyra dhe jo me fjalë dhe legjislacion.
Kur pikturuam ndërtesën e parë, duke hedhur një portokalli të ndezur mbi grinë e zymtë, ndodhi diçka e paimagjinueshme. U bllokua trafiku dhe njerëzit u mblodhën sikur të ishte vendi i një aksidenti spektakolar ose sikur të kishin parë papritur një pop star.
Një zyrtar francez i BE-së i ngarkuar për fondet nxitoi të bllokonte ngjyrosjen.
Bërtiti se do bllokonte financimet.
“Po pse?” – e pyeta.
“Sepse ngjyrat që keni porositur nuk përmbushin standardet europiane” – u përgjigj.
“Epo”, i thashë, “as objektet përreth nuk i përmbushin standardet europiane, edhe pse kjo nuk është ajo që duam, por ne do i zgjedhim vetë ngjyrat, sepse kjo është pikërisht ajo që duam. E nëse nuk na lejoni të vazhdojmë me punën tonë, unë do mbaj një konferencë për shtyp në këtë çast, në këtë rrugë, dhe do u them njerëzve se censorët e vjetër të komunizmit janë mishëruar si financierë të BE-së.”
Ai u duk disi i shqetësuar dhe më kërkoi një kompromis.
Po unë i thashë jo. Më vjen keq zotëri, por kompromisi në ngjyra është gjithnjë gri dhe ne kemi aq shumë gri sa na mjafton për një jetë të tërë. Tani është koha për të ndryshuar.
Ngjyrat jeshile dhe të verdha, të purpurtat dhe portokallitë që ne hodhëm anembanë kryeqytetit tonë ish komunist nuk do i bënin njerëzit më pak të uritur ose më të begatë.
Po ky veprim i parë i madh duhet të ishte diçka që t’u thoshte atyre se vendi ku jetonin ishte hapësira e tyre. Ndaj, këto ngjyra i bënë ata të ndihen më mirë për vendin ku jetonin. I bënë ata të shikojnë mundësi në një hapësirë ku dukej sikur nuk ishte asnjë hapësirë. I bënë ata të shikojnë se ndryshimi mund të vijë në forma të ndryshme edhe pse buxheti i qytetit është zero presje diçka.
Kur e kaloja shumicën e kohës si artist, kryesisht në Paris, isha kundër politikës, të paktën kundër asaj shqiptare dhe ballkanase. Besoj se shumica e artistëve kështu janë.
Por me kalimin e viteve si kryetar bashkie, dhe më vonë si kryetar partie dhe si Kryeministër kuptova dhe u binda se politika në formën më të mirë të saj është një aktivitet i denjë dhe kuptimplotë, që e bën botën një vend më të mirë.
Dhe arti bën të njëjtën gjë, në forma të ndryshme. Unë jam shumë i lumtur që kam qenë në një pozicion të tillë që më ka lejuar t’i bashkoj të dy.
Njëherë diskutova me dikë nga Banka Botërore.
Kur i thashë drejtorit të Bankës Botërore, shume vite më parë, se doja që të financonin sallën e re të pritjeve ku qytetarët merrnin shërbime publike, si pjesë e fushatës kundër korrupsionit, ata nuk më kuptuan. Ishin të habitur kur u thashë se një hapësirë publike dinjitoze do ishte një kontribut i madh kundër korrupsionit.
Njerëzit prisnin në radhë të gjata nën diell e shi për të marrë një certifikatë, ose thjesht një përgjigje nga dy sportele të vogla të dy kioskave metalike.
Përgjigjen e merrnin nga një zë që vinte nga një vrimë e errët dhe, nga ana tjetër, një dorë misterioze u merrte dokumentet duke kërkuar ryshfet nëpër dokumentet e vjetra.
Sistemi punonte për korrupsionin jo për njerëzit, të cilët nëse donin të evitonin radhën duhet të paguanin ryshfet.
Ne mund të ndryshonim punonjësit e padukshëm brenda kioskave, çdo javë, por nuk mund të ndryshonim këtë praktikë korruptive.
Fatmirësisht, e binda Bankën Botërore që të financonte këtë ide. Hoqëm kioskat.
Ndërtuam një hapësirë krejt të re publike në sallën e pritjes që i bëri njerëzit, qytetarët e Tiranës, të kujtonin se ishin jashtë shtetit, kur vinin aty për kërkesat e tyre.
Krijuam një sistem online të kontrollit dhe kështu përshpejtuam të gjitha proceset.
Vumë qytetarin në fillim, dhe jo punonjësit e zyrës.
Provuam që kjo nuk ka të bëjë me genet. Nuk ka të bëjë me faktin se disa kanë një ndërgjegje të lartë dhe disa të tjerë nuk kanë fare ndërgjegje.
Për shembull, ne nuk mund të imagjinojmë një emigrant shqiptar në Gjermani që nget makinën pa rripin e sigurisë, por unë e kam parë njerëz të ambasadës Gjermane në Shqipëri që e kanë bërë këtë gjë. Kjo nuk ka të bëjë me genet. Kjo ka të bëjë me mjedisin dhe respektin.
Ka të bëjë me një sistem dhe partneritetin.
Deri tani, si Kryeministër, unë jam edhe një herë duke u përpjekur për të përmirësuar mjedisin në të cilin njerëzit kalojnë jetën e tyre të përditshme.
Përsëri jemi duke shkatërruar ndërtesat e ngritura në mënyrë të paligjshme. Jemi edhe një herë duke u përpjekur për të vënë artin dhe kulturën në zemër të Rilindjes sonë ekonomike dhe sociale. Dhe për ta bërë kulturën pjesë të qeverisjes sonë, projekti ynë i vazhdueshëm është transformimi i ndërtesës së Këshillit të Ministrave në një ndërtesë ku kati i parë të përdoret për kulturën, dhe kati i dytë për qeverisje.
Dhe këtë unë e di: se ashtu si politika mund të jetë një forcë për të keqen, po ashtu ajo mund të jetë një forcë për të mirën; dhe në formën më të mirë të saj ajo mund të transformojë botën.
Artistët duhet të përpiqen të interpretojnë botën dhe gjithë ndryshimin që ndodh brenda saj. Ashtu duhet të bëjnë dhe politikanët.
Artistët janë ofruesit e shpresës. Po ashtu duhet të jenë dhe politikanët.
Sa shpesh, ndër vite, kemi dëgjuar udhëheqësit politikë që kanë folur për nevojën për "t’u përqendruar në pikturën e madhe"?
Çfarë është kjo pikturë e madhe? Ky është vizioni për botën që ne kemi. Çfarë nënkupton ky vizion?
Ai përbëhet nga goditjet e mëdha dhe të guximshme që kombinohen për të ofruar ndryshimin për të cilin ne kemi nevojë për botën.
Çfarë ka një artist në mendje ndërsa pikturon? Ai ka në mendje vizionin e punëve të kryera.
Pra sot, si udhëheqës i vendit tim, unë kam një vizion në mendjen time të një vendi që është më modern, një vend njerëzit e të cilit janë më të begatë, një vend të shërbimeve publike në shërbim të njerëzve, dhe jo të atyre që i drejtojnë ata.
Unë e njoh këtë ndjesi. Nëpërmjet udhëheqjes sime dhe vendimeve që marrim, unë jam duke u përpjekur për ta kthyer këtë vizion në realitet.
Kjo është një pikturë me dimensione të mëdha. Është një përpjekje për të kapur momentin e duhur, për të krijuar një hapësirë që nuk ka ekzistuar kurrë më parë.
Duke menduar rreth kësaj, ju do të gjeni shembuj pa fund në historinë botërore.
Krijuesit e Bashkimit Europian kanë hyrë në histori pikërisht si njerëzit të cilët patën aftësinë dhe vizionin për ta bërë real këtë bashkim.
Ne mund t’i përfytyrojmë ata si piktorët e një tabloje gjigande të kombeve, të historive dhe të popujve, të cilët vunë vetveten dhe interesat e ngushta të vendeve në shërbim të një ideali të madh.
Dhe një pjesë tjetër e pikturës sime të madhe është ajo e një Ballkani të ri. Një Ballkan paqësor dhe i begatë.
Tani sigurisht do të ishte një hapësirë e tillë që nuk ka ekzistuar më parë.
Por mendoni: këtë javë ne festojmë fundin e Luftës së Parë Botërore, një lufte e cila filloi në Ballkan, u përhap nga një kontinent në tjetrin, duke kumtuar vdekjen dhe vuajtjen, diçka e vështirë për t’u përfytyruar nga brezi ynë.
Dhe unë erdha tek ju këtu sot, pikërisht në javën në të cilën unë u bëra Kryeministri i Parë Shqiptar, që vizitonte Serbinë pas më shumë se 60 vjetësh.
Një Ballkan paqësor dhe i begatë. Një Shqipëri e fortë, si pjesë e një Bashkimi Europian të fuqishëm. Janë këto penelatat e duhura të jashtëzakonshme, që unë dëshiroj t’i bëj pjesë të pikturës sime të madhe.
Ky është një vizion që më frymëzon, më frymëzon që të punoj ditë e natë që ta bëj të ndodhë vërtet.
Dhe këto dy pjesë të të njëjtit vizion shkrihen tek njëra tjetra.
Një Ballkan në paqe dhe i begatë është e mira e Bashkimit Europian sikurse dhe Bashkimi Eurpian – përjashto ndonjë burokrat të rastit super të zellshëm – është e mira e Ballkanit.
Mendoni për forcat që i kanë hapur plagë Europës. Racizimi, nacionalizmi, ksenofobia...sëbashku ne mund t’i mundim ato.
Sëbashku ne mund të krijojmë hapësirën për shumëllojshmëri kulturash, besimesh dhe identitetesh që do të jetojnë përkrah njëri – tjetrit.
Dhe tamam këtu jeta ime si piktor dhe jeta ime si politikan nuk përputhen.
Kur unë pikturoj apo shkarravis diçka në axhendën time, vjen një moment kur gjithçka përfundon. Puna ka mbaruar.
Por në politikë piktura asnjëherë nuk përfundon plotësisht. Dikush që përpiqet të pikturojë nuk e ka asnjëherë kontrollin e plotë mbi atë ku do të prekë furça.
Por ende ne duhet të ruajmë vizionin dhe të vazhdojmë me këmbëngulje.
Dhe kur njerëzit thonë, sa shpesh ata e bëjnë këtë, se politika nuk mund të sjellë ndryshim, unë them se ata gabojnë. Ajo mund ta bëjë këtë; ajo e bën.
Por sigurisht ne e dimë se ashtu si politika mund të sjellë ndryshimin, po kështu politika mund të pengojë ndryshimin. Ashtu si politika mund të sjellë paqen mes popujve, po ashtu ajo mund të sjellë konflikt.
Në çdo hap të rrugës, ne përballemi me zgjedhje. Ashtu si një artist. Kjo ngjyrë, apo kjo tjetra, kjo furçë apo kjo tjetra. Ç’është kuadri të cilin ne po përpiqemi të pikturojmë?
Dhe nëse ndonjëherë dikush prej jush do të vijë në Shqipëri, do të vijë të më takojë në zyrën time, e do të më shohë ndërkohë që jam duke shkarravitur, do t’i lutem te mos ndihet i fyer, siç ndodhi me atë tjetrin.
Kjo është pjesë e asaj që unë jam. Dora që lëviz lirshëm, duke krijuar një hapësirë ku nuk duket të jetë asnjë, kjo nuk është një mënyrë e keqe për të menduar se si të bëjmë përpara.
/Shqiptarja.com