Flakët në Malin e Tomorrit, Çako për Report TV: Ende herët për të llogaritur dëmin! Qytetarët të tregohen të kujdesshëm, shumica e zjarreve të qëllimshme

Flakët që kanë përfshirë Malin e Tomorrit vijojnë të jenë aktive. Në një lidhje telefonike për 'Report TV', drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako foli për situatën e krijuar në Prakun e Tomorrit dhe mënyrën sesi po menaxhohet situata.

Drejtori Çako tha se terreni i vështirë ku ndodhet zona e përfshirë nga flakët e vështirëson mundësinë e shuarjes në kohë reale. Ai tha se janë angazhuar të gjitha strukturat e emergjencës civile, përfshirë edhe Forcat e Armatosura të cilat po bëjnë të mundur ndërhyrjen nga ajri me helikopter.

“Prej ditës së djeshme Mali i Tomorrit, ose më saktë Bashkia e Poliçanit në perfekturën e Beratit, është përfshirë nga flakët të konsiderueshme të cilat po djegin masivisht pjesë të shkurreve dhe pemëve në pjesën pyjore të Malit të Tomorrit. Janë angazhuar të gjitha strukturat e prefekturës të emergjencave civile të Mbrojtjes Civile të Bashkisë, por edhe të zonave të mbrojtura, Drejtoria Respektive e Zonave të Mbrojtura në Berat. Janë angazhuar edhe forca të tjera të strukturave qendrore, kryesisht të Forcave të Armatosura duke i mbështetur ata nga ajri. Terreni është shumë i vështirë, e vështirëson jashtë mase mundësinë e shuarjes në kohë reale të këtij zjarri i cili për shkak edhe të ndryshimit të herë pas hershme të rrymave të ndryshme të ajrit dhe të erës krijon problematika”, u shpreh Çako.

Sipas Çakos, shumica e zjarreve janë të qëllimshëm dhe shkaktohen nga dora e njeriut, prandaj ai iu bën thirrje të tregohen të kujdesshëm si edhe të ndihmojnë në fikjen e vatrave në momentin që i evidentojnë.

“Kapacitet e mundshme ne po i shfrytëzojmë të gjitha. Ato kapacitete që kemi jemi duke i vënë të gjitha në dispozicion. Iu bëj thirrje qytetarëve, institucioneve të jenë të vëmendshëm por edhe të angazhohen për të eliminuar çdo zjarr të mundshëm i cili mund të shmanget aq më tepër në këto ku në shumicën e rasteve janë iniciativat e qëllimshme të zjarrëvënieve ato që marrin më pas përmasa të pallogaritshme dëmesh ekonomike por rrezikojnë edhe jetë njerëzish”, vijoi Çako.

Ndërsa në lidhje me dëmin që është shkaktuar nga flakët, Çako tha se është ende herët për ta llogaritur, pasi duhet bërë njëherë shuarja e flakëve.

Nuk mund të flasim për dëm përderisa nuk kemi arritur në finalizimin e fikjes. Do të duhet të bëjmë fikjen e zjarrit pastaj të bëjmë vlerësimin e masivit të djegur. Është një masiv i konsiderueshëm dhe shpresoj që ta reduktojmë apo ta fikim sa më shpejt. Por, vlerësimi i dëmeve dhe pasojave bëhet gjithmonë në fazën përfundimtare të rehabilitimit të emergjencës.


Lajmi kryesor:

Digjet prej 24 orësh Parku Kombëtar i Malit të Tomorrit! Nis ndërhyrja me helikopter nga ajri! Arrestohen 2 persona! Çako për Report TV: Ende herët për të llogaritur dëmin, shumica e zjarreve të qëllimshme


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës