Flamingot rikthehen në liqenin e Ohrit dhurojnë spektakël

POGRADEC- Flamingot janë rikthyer sërish në liqenin e Ohrit dhe këtë vit, por më të shumtë në numër. Sipas Gani Begos, specialist pranë zonave të mbrojtura në Pogradec qëndrimi i flamingove nuk është i gjatë në kohë pasi habitati i tyre në vendin tonë  është Laguna e Nartës dhe Karavastasë.

Fakti që liqeni i Ohrit në Pogradec përgjatë viteve të fundit krijon cekëtina të theksuara si pasojë e uljes së nivelit të ujit është një nga arsyet kryesore se përse flamingot vitet e fundit janë parë duke populluar këtë liqen për disa orë apo ditë pushimi.

Prania e këtyre shpendëve ne liqenin e Pogradecit konsiderohet si një dukuri e pazakontë, por pamja qe te ofrohet është piktoreske duke tërhequr vëmendjen e qytetareve dhe vizitorëve.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë