Pas deklaratës që Ervin Salianji bëri gjatë protestës që opozita zhvilloi mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, se asnjë nuk mund ta përjashtojë nga Partia Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Flamur Noka, e ka hequr ish-deputetin nga grupi i Kryesisë në Whatsapp.

Burime pranë Kryesisë, kanë konfirmuar lajmin për gazetaren Danjela Maloku, e cila ka siguruar edhe një screenshot nga grupi në rrjetin social.


Lajmi kryesor:

Protestë aspak kombëtare, pjesëmarrje e ulët në bulevard! Molotovë drejt Kryeministrisë, Berisha: Objektivat e betejës sonë Qeveria, Parlamenti, Surreli