Menjëherë pas këtij momenti thashethemet u shpërndanë shpejt në portale online dhe rrjete sociale por asnjëherë as Adrola dhe as bashkëshorti i saj nuk kanë ndarë asnjë mendim në publik.
Blitz.al ka kontaktuar me vetë bashkëshortin e Adrolës, Adisin për të marrë përgjigjen e tij lidhur me këto thashetheme.
Adisi ka rrëfyer se të gjitha këto lajme janë të mbushura me fjalë boshe dhe më pas ka shtuar: “Thjesht Adrola është në Amerikë për punë dhe unë po pres të më dalin letrat…”.
Me këtë, Adisi ka treguar se është thjesht çështje kohe që ai të bashkohet sërish me pjesën tjetër të familjes dhe të qëndrojë pranë tyre.
Kujtojmë se para disa kohësh Adisi ka komentuar në një nga fotografitë e Adrolës: “Je femra më e bukur në planet…”.
Nuk kemi ç’të shtojmë gjë tjetër veçse të urojmë që çifti të vazhdojë lumturisht lidhjen e tyre pasi janë shumë të bukur së bashku!
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com