Florjan Binaj: Unë jam Rama që njerëzit nuk shohin, jam ai që Rama do t'ja fshehë publikut

Kolazhi i personazheve të tij është jashtëzakonisht i gjatë dhe i larmishëm me një figura nga më të spikaturat që ka imituar përgjatë këtyre 15 viteve në “Portokalli”. Por Edi Rama është personazhi i parë që ka imituar Florjan Binaj, dhe nuk i është ndarë thuajse në të gjitha etapat e tij politike. I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, aktori i mirënjohur i humorit tregoi pikërisht për rrugëtimin e përbashkët me Edi Ramën.

Edi Rama ka qënë personazhi i parë që unë kam bërë në Portokalli dhe në kohën kur unë e kam imituar ai ishte në kulmtin e tij për veshjet e çuditshme, daljet ekstravagante apo zënkat me gazetarët. Kisha 2-3 muaj që kisha filluar ta imitoja dhe më thanë shokët ik e provoje...është pak histori e gjatë e nuk kemi kohë që ta tregoj të gjithën. Por kemi ecur bashkë gjatë gjithë këtyre viteve, e kam imituar si kryetar bashkie, kryetar partie, e kryeministër, tani të shohim në të ardhmen.

Florjan Binaj, aktor

I pyetur me humor nëse mendon se do ta imitojë si president apo edhe mbret, aktori tha një jo të gjatë.

Por pavarësisht se e imiton prej 15 vjetësh nën petkun e posteve të ndryshme politike që ka mbajtur, Edi Rama nuk i është mërzitur aspak si personazh. Dhe ka një arsye të fortë për këtë që Binaj e rrëfeu me shumë humor dhe finesë gjatë emisionit “Rreze Dielli”.

Jo (nuk më është mërzitur) sepse unë bëj Ramën tim, unë jam ai Rama që Rama nuk do që ta nxjerrë veten dhe përpiqem të nxjerr gjithmonë atë që ai fsheh. Çdokush ka pjesën e tij profesionale, njerëzore, familjare etj me radhë. Ne pjesën familjare nuk e prekim asnjëherë por prekim pjesën e prapaskenës. Pra ajo çka njerëzit nuk shohin. Pra përpiqemi të themi të vërteta që gjithësekush e di ku gënjën e di atë të vërtetën që ka brenda por thotë gënjeshtrën. Ne themi të vërtetën duke fshehur gënjeshtrën.

Florjan Binaj, aktor

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Samiu: 02/02/2019 18:55

    KUJDES!: Levizja e ndryshimi jane lineare dhe me hope. Ti ç'fare nga keto te dyja mendon apo deshiron te besh?!! O rrot, thirri menjes... Po mijra njerez qe kane punuar ne te njejten ndermarje nga fillimi e deri sa kane dale ne pension. Kane jetuar ne te njejten shtepi qe nga lindja e deri ne vdekje. Kane pasur vetem nje grua... Si mendon ti se kane qene jashte ketij cikli evolutiv ndryshimi universal, qe ti mendon se eshte gjitheperfshires dhe unik?!!!.... Edhe nje gje tjeter... Te gjithe ata (perveç te madhit Agron Llakaj qe eshte kaliber i larte), kane rrejtur veten se do te mund te benin diçka vetem, por qe te gjithe kane deshtuar. Shih ate dembacajn qe gjoja ben ate 'mos i fol shoferit' qe as e sheh njeri e as kujtohet njeri per te... Ata dy me te vjetrit 'Nini dhe Vini' qe u harruan dhe tani kane kaluar ne 'arkeologjine e humorit artistik'... Ata 'te tre' qe prrallisin si qoftexhinj duke u perpelitur per te bere humor te stisur dhe te sforcuar artificial, dhe qe patjeter e kane kuptuar qe jane komplet te deshtuar... Ai tjetri qe u rrek te beje ate qe ne perendim quhet 'stand up humor' dhe qe mbas 2 - 3 puntatash perfundoi ne kosh te plehrave... Ti dukesh njeri i zgjuar dhe nuk duhet te biesh ne "GRACKE" e te besh te njejtin gabim. KUJDES!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye

GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye