Flutura Açka në 'Frontline Interview': Votova pro propozimeve të PD-së! Nevojitet një pol i tretë për t'i dhënë freski demokracisë! Berisha nuk ka dashur bashkimin e partisë

TIRANË - Deputetja demokrate Flutura Açka ishte e ftuar në sot në ‘Frontline Interview’ për të folur lidhur me seancën e sotme në parlament, ku u votua projekt-buxheti 2025 nen për nen, ndërsa amendamentet e opozitës u refuzuan nga mazhoranca të gjitha.

Açka tha për Marsela Karapançon se vota e saj për amendamentet e PD-së ishte pro për të mbështetur kolegët.

'Nëse kam qenë në sallë, kam votuar për mbështetje për kolegët. Na ndajnë disa çështje por jo thelbi historik dhe i momentit.'

Sot ishte dhe rikthimi i Berishës në parlament pas lirimit prej arrestit shtëpiak. Açka vuri në dukje se Berisha sot nuk ishte aq i ashpër në fjalimin e tij sa ç’pritej.

'Pata dëgjuar thashetheme politike që do ishte më i ashpër me SPAK, do kërkonte përgjegjësitë, jo kësaj here ishte i qetë. Duke u nisur nga retorika e ditëve të fundit, mendova se ajo gjuhë në konferencën e parë për shtyp me SPAK si organizatë kriminale, ishte e tepruar. Ndoshta ka qenë momenti pas ndryshimit të masës. Por nuk u ndoq në parlament, ndoshta zoti Berisha e kupton. Ose është një gjuhë që vjen për shtat në një fazë të re, vit zgjedhor dhe nuk shkon më ky acarim i ajrit i këtyre muajve. Berisha e kupton që parlamenti mund të përdoret si tribun për t’ju drejtuar shqiptarëve. Ose mund të jenë hije të tjera.'

Më tej ajo shikon në gjithë këtë histori një lloj bashkëpunimi të fshehtë PD-PS që kulmoi me marrëveshjen për kodin zgjedhor.

'Më në fund parlamenti mund të ketë gjuhë normale. Ose ndoshta, është edhe, vazhdimi i marrëveshjes së shtatorit 2023. Kur zotit Berisha iu dha grupi në shkelje të ligjit, u njoh në parlament pa u njohur vula. Kush e mban përgjegjësinë për shkeljen, mos ndoshta për këtë shkak u largua zonja Nikolla, dhe a ka përgjegjësi për këtë gjë? Kurrë në 33 vite nuk është shitur pushteti i pritshëm i partisë politike. Në 3 vitet  e fundit kërkon një analizë të gjatë. Kam qenë e qartë në gjëra që nuk duhet bërë.

Alibitë që janë ngritur pas 9 shtatorit 2021, po të mbledhësh pazëllin, si kanë ndodhur ngjarjet pse kanë ndodhur, janë ndërtuar alibitë dhe janë ndërtuar aludime që ka ndërtuar këtë murin e brishtë, se kush do e drejtojë opozitën. Tani i shoh gjërat në spirale. Njerëz të caktuar që kanë vështirësi në ndërtimin e integritetit politik, ti vihesh në provë, duhet të ngresh një lloj mbrojtje, të mos ndikohesh nga një imponim i çastit. Aty gjërat kthehen në klub. Parlamenti më duket si klubi për të ndarë çfarë kanë për të ndarë. Por këtë herë gjëja u bë më flagrante.'

Sipas saj, sot në seancë socialistë u kapën me Berishën për ta ftuar në ‘duel’ në foltorem që të evidentohej ashpërsia e tij dhe e opozitës.

'U përpoqën  shumë ta sjellin Berishën në krye të opozitës, këta duhet ta sjellin Berishën në pushtet. Dua të jem e sinqertë me demokratët. Shqiptarët e kanë humbur, i ka ikur treni i zotit Berisha. Duhet të kapin një stacion tjetër. zoti Basha u largua në prill 2022. Çfarë bëri lidershipi që mbeti. Pse nuk e reformoi. Ose të gjithë bashkë kemi luajtur, ose këtu diçka ka çeduar. Në maj të vitit 2025 do vërtetohet ka qenë një lojë e shëmtuar, apo një paaftësi. Në të dyja rastet e pafalshme. Demokratët e meritojnë pushtetin më shumë se kurrë. Për ti dhënë freski demokracisë shqiptare. Pse u prish gjëja. Një histori që lidhet me dy eksponentë, disa prej deputetëve të mazhorancës që hidhnin sulme që të ftonin zotin Berisha që të ngrihet dhe të fillonte kjo gjë. Donin ta evidentonin Berishën, që të jetë luftarak që perceptimi të jetë ky që nuk ndryshon.'

Ajo vë në pikëpyetje nëse Berisha kërkon bashkimin e Partisë Demokratike.

'Berisha njeri dua ta ndaj nga Berisha politikë. Unë kam qenë e shqetësuar me ndodhinë e 8 janarit, me ndarjen në 14 maj. Pse zoti Berisha kur oferta jonë për bashkim dhe të vinin, ishte momenti ideal për bashkim partie. A është për bashkimin e PD-së? Sepse ky bashkim kërkon jo Sali Berishën.'

8 janari për të ishte një dyluftim i sajuar, e cila filloi që me fortifikimin e PD-së.

'Kam tjetër perceptim për 8 janarin, një alibi për të ndërtuar një alibi tjetër. S’kishte asnjë arsye të fortifikohej godina e PD-së. Mu duk si një ftesë, një dyluftim i sajuar, i inskenuar [për të përplasur demokratët. Kjo gjë që u mor si lojë apo shaka, nuk do perceptohej njëlloj në bazë. Demokratët e thjeshtë janë të thjeshtë, nuk dijnë të luajnë. Si mund të bëhen bashkë dy kampe të kundërta?!'

Açka zbulon se nuk ka ftesë as nga Berisha apo Alibeaj, ndërsa shton se ka ardhur koha për një pol të tretë.

'Nuk kam ndonjë ftesë. Nuk u përfshiva, sepse jam në një parti dhe ndoshta në këtë pozicion të distancuar mund të bëjë më mirë. Jam deputete e PD-së por jo e grupit parlamentar. Ka ardhur koha jo për pol të tretë, por të rejat dihet të futen në spektrin politik. Nesër ditë historike për të ndrequr gabimet. GJK të vijë në stadin e momentin historik që të ndreqet 2008.'

Sipas saj mazhoranca dhe Rama janë të interesuar që në krye të PD-së të mos vijë asnjë zë i ri, por të jenë në ndeshje gjithnjë me Berishën.

'Në plagën e opozitës mazhoranca ka hedhur grushta të tëra kripe. Fakti që ja dha Berishës pa i shkuar vula ishte i qartë. Pastaj shkoi tek amnistia, e deri tek 27 korriku. Edi Rama i interesuar që asnjë zë i ri në opozitë të mos vijë, por të jetë në ndeshje me Berishën.

Zoti Rama ka shumë kusure, duhet të rilind vërtet dhe të më bëjë mua ftesë publike.'

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Listat e mbyllura, Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin në seancë të hapur

Listat e mbyllura, Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin në seancë të hapur