Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën në lidhje me përplasjen me armë të ndodhur në muajin prill të vitit 2022 në fshatin Kallmet, ku u përfshi dhe ish kreu i Njësisë Administrative Besnik Simoni.
Për këtë të fundit është kërkuar deklarimi fajtor dhe dënimi me 12 vite burg, për veprat penale "Vrasja e mbetur në tentativë, në kufijtë e vetëmbrojtjes" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".
Ndërsa Altin Marku rrezikon dënimin me 28 vite burg për veprat penale "Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".
Kokluzionet u dhanë nga prokurori i çështjes Françesk Ganaj dhe tashmë do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aurel Arapi, i cili do të vendosë për fatin e dy të akuzuarve, të cilën janë me masën e sigurisë "Arrest në Shtëpi".
Sipas dosjes hetimore ka qenë Altin Marku i cili ka qëlluar me armë zjarri plot 9 herë në drejtim të ish-funksionarit të pushtetit vendor Besnik Simoni, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me armë zjarri duke qëlluar 19 herë.
Nga të shtënat të dy personat mbeten të plagosur, por 42-vjeçari Besnik Simoni ka mohuar të ketë qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëfshatarit të tij, ndërsa dhe arma nuk është arritur të gjendet. Përplasja me armë zjarri ndodhi mesditën e 1 prillit 2022, në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër.
Fillimisht policia raportoi se ishte plagosur në një atentat, zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni, por 4 orë me vonë blutë gjeten të plagosur në një banesë në fshatin Kallmet të Lezhës dhe autorin shtetasin Altin Marku. Pas veprimeve paraprake hetimore, policia doli në konkluzionin se të dy personat kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit dhe ata u vunë në pranga.
Pretenca e Prokurorisë
Deklarimin fajtor i pandehuri Altin Marku, per vepren penale "Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 78/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 22 (njezete e dy) vite burgim.
Deklarimin fajtor i pandehuri Altin Marku, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve ne një të vetëm duke e dënuar perfundimisht të pandehurin Altin Marku me 28 vite burgim.
Vuajtja e dënimit për të dënuarin Altin Marku të bëhet ne një burg te sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor i pandehuri Besnik Simonaj për veprën penale "Vrasja e mbetur në tentativë, në kufijtë e vetëmbrojtjes", parashikuar nga neni 83 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
Deklarimin fajtor i pandehuri Besnik Simonaj, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve ne nje të vetëm duke e denuar perfundimisht të pandehurin Besnik Simonaj, me 12 vite burgim.
Vuajtja e dënimit për te dënuarin Besnik Simoni, te bëhet ne nje burg të sigurisë së zakonshme.