Listat e mbyllura/ Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për pezullim, Shehi: PS e PD ngritën gardh, kundërshtarët e kanë të pamundur të konkurojnë politikisht

Tirane- Të gjithë kandidatët në zgjedhje të jenë të barabartë dhe jo disa të nënës e disa të njerkës. Me këtë kërkesë u bënë bashkë para Gjykatës Kushtetues deputetë të opozitës që nuk janë pranë Berishës dhe parti të reja të vogla që pretendojnë të hyjnë në parlament.

Kërkesat e 7 partive, mes tyre ajo e LZHK-së së Dash Shehit, ajo e Bashës, e Nismës Thurrje dhe e Adriatik Lapajt, vunë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese kundër ndryshimeve PD-PS të Kodit Zgjedhor fund korrikun e kaluar, e sot në Gjykatë Kushtetuese u mbajt seanca e parë e hapur. Partitë e vogla dhe kreu i demokratëve euroatlantikë kërkojnë që listat e deputetëve të jenë 100 % të hapura, dhe të mos jetë 1/3 e mbyllur, siç u dakordësia nga dy të mëdhatë e politikës.

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi e quajti iniciativën e tyre të domosdoshme për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Ai i kërkoi anëtarëve të gjykatës Kushtetuese të shqyrtojnë a është e moralshme kjo marrëveshje PS e PD e kthyer tashmë në ligj

"Ky ligj që është sot i ka të gjithë elementet për të qenë kushtetues. Ju mund ta kaloni por dhe mund ta ndryshoni. Unë them se gjykata Kushtetuese duhet të shkojë në thelb të ligjit. Maxhorancat kanë të drejtën e vet të bëjnë ligje. Në këtë rast kemi një marrëveshjes mes dy maxhorancave, PD e PS, por gjykata Kushtetuese nuk është thjesht për të mbrojtur maxhorancën apo për ti dhënë të drejtë, por për të mbrojtur minorancën. Kështu garantohen të gjithë palët.  Edhe zotërinjtë e dy palëve të maxhorancës që kanë bërë këtë marrëveshje që është kthyer me ligj të ruajnë të drejtat e veta që kanë pretenduar por dhe pjesa tjetër e shqiptarëve që mendojnë për ndryshim të kenë mundësi të marrin të drejtat e veta. Kanë bërë një gardh, kanë rrethuar kundërshtarët e vet që tia bëjnë të pamundur të konkurojnë politikisht.

Si mendoni a mund të mbushë një parti 1/3 e votave që ti burojë e drejta që të marrë një kandidat nga lista e hapur kjo është e pamundur në të gjithë territorin e Shqipërisë. A duhet patjetër që të mbash një të tretën e listës që të hyj dikush prapa që të marrë shumë më tepër vota, sesa ato kanë hyrë në listën e mbyllur është shkelje e parimit, se nuk jemi të barabartë. Janë të gjitha shanset, do i bënit  një nder të madh sensit të shtetit shqiptar. Në një farë mënyrë jo se do i bënit favor disa parti të vogla,se ato hyjnë në parti të mëdhaja. Kush do të bëhet deputet do e gjejë shtegun për tu marrë vesh, sic ka ndodhur. Nëse do i kthejmë sensit të Kushtetues, jo intepretimit klasik. Të gjithë ligjet janë të kushtetueshme, por a janë të moralshme? Prandaj ju ftova të reflektonit mbi këtë koncept" tha Shehi.

Disa nga partitë hoqën dorë nga kërkesa për pezullimin e zbatimit të neneve 67 dhe 163 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me nenet 5 dhe 9 të ligjit nr. 81/2024. Interpretimi përfundimtar i nenit 64 të Kushtetutës ose shfuqizimi i tij”, ndërsa Jordan Daci, përfaqësuesi ligjor i Bashës në këtë seancë kërkoi që kjo kërkesë të merrej në shqyrtim.

Ndërsa Kuvendi i përfaqësuar nga Mimoza Arbri dhe Viktor Gumi kundërshtuan pezullimin.  Pasi dëgjoi palët Gjykata Kushtetuese doli me vendimin për të rrëzuar kërkesën për pezullim. 

Kodi i ri zgjedhor listat e hapura dhe të mbyllura

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste shfrytëzuan seancën e fundit parlamentare, të 26 korrikut 2024 për të miratuar me 106 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor për listat, votën e diasporës dhe heqjen e pragut kombëtar për kandidatët e pavarur, ndryshime që erdhën pas një pakti të beftë mes tyre.  Këto ndryshime sanksionuan dhe një formulë të re se si përzgjidhen kandidatët për deputet.

Marrëveshja e shpejtë mes njerëzve të Ramës dhe atyre të Berishës përcaktoi që do të ekzistojnë 2 lista me kandidatë për deputetë. 1/3 do të jetë në listë të mbyllur, që i zgjedh partia dhe 2/3 janë në listë të hapur, ku zgjedh qytetari se kë dërgon në parlament, pasi më parë mandatet u janë shpërndarë të përcaktuarve nga kryetarët.  

Nga analiza ka rezultuar se zbatimi i kësaj formule, në fakt, lë më të fuqishëm liderët e partive, teksa nga një përllogaritje e thjeshte bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të kaluara, rezultonte se përmes listës së mbyllur zgjidhen rreth 100 deputetë, ndërsa votuesit i ngel të plotësojë afro 40 karrige. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor hynë në fuqi në 15 gusht 2024.

Kush e ankimoi
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Nisma Thurje
Aleanca Demokracia e Re
Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim
Partia Kombëtare konservatore Albania
Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar
Partia Ora e Shqipërisë
Organizata Shqipëria Bëhet
Lulzim Basha, Oriola Pampuri, Merita Bakiu, Gëzim Ademaj - i përfaqësuar nga Jordan Daci. 

Objekti i shqyrtimit në Gjykatë: Shfuqizimi i nenit 67 të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me nenin 5 të ligjit nr.81/2024, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimin e zbatimit të germës “a” dhe “b” të pikës 1 dhe fjalisë së fundit të pikës 2 të nenit 67 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, ndryshuar me nenin 5 të ligjit nr. 81/2024.”.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eldi: 04/12/2024 12:49

    Bravo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Spinoza në Zubin-Potok

Veton Surroi: Spinoza në Zubin-Potok