Pas takimit me Ronaldon, Rama zbulon surprizën e radhës për vogëlushin që u hodh nga kati i tretë pas tërmetit: Ka akoma... (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në Kamëz në shtëpinë e vogëlushit 7-vjeçar, Aurel Lala, i cili humbi motrën nga tërmeti tragjik, nëna u lëndua lehtë, ndërsa babai ishte emigrant në Greqi dhe u kthye sapo mori vesh lajmin. Djali i familjes Lala tashmë është bërë i famshëm jo vetëm për faktin që u hodh nga kati i tretë i pallatit ku banonte në Thumanë pas rënies së tërmetit, por dhe për surprizën e kreut të qeverisë pak ditë më parë në spital dhe takimin me Cristiano Ronaldon dhe Buffonin.

Megjithatë surprizat nuk kanë të mbaruar për vogëlushin, që kryeministri thotë se "Engjëlli fluturoi nga kati i tretë për t'i thënë JO vdekjes e që sot pas ëndrrës së realizuar për të takuar Ronaldon, vazhdon jetën plot me ëndrra e dëshira të cilat një kampion i këtij niveli do i arrijë patjetër". Në shtëpinë ku është zhvendosur tashmë familja në Kamëz, Aureli ka dhomën e tij, ku nuk munguan sërish surprizat.

Në dhomën e tij është vendosur posteri i Ronaldos, por sërish nuk mbyllet këtu, pasi Rama tha se për Vitin e Ri do të ketë surpriza të tjerë, ndërsa të hënën në shkollën e re në Kamëz do të shkojë për herë të parë i shoqëruar nga vtë kryeministri. Gjatë kohës së qëndrimit në shtëpinë e familjes Lala nuk munguan edhe batutat dhe të qeshurat.

Biseda e kryeministrit Edi Rama në familjen e Aurelit
Edi Rama: Ku je Cristiano ku je? Ku je mor i madh, si të kam, cfarë ke bërë?
Aureli: Mirë
Edi Rama: Mirë shtëpia...
Babai: Dhomën se ka parë se po të priste ty ta shikonit bashkë
Edi Rama: Do ta shikojmë bashkë, çelësin ta mbash vetë
Aureli hap derën, posteri i Ronaldos në mur
Edi Rama:
Si të duket, shtrihu njëherë në krevat, ti shtrirë ai luan për ty. Do të sjellim edhe një kompjuter edhe një tavolinë të bësh detyrat e shtëpisë. Do të sjellim edhe bluzën origjinale do ta vesh aty. Do të vendosim tavolinën e mësimit aty dhe kur të kesh ndonjë problem për të zgjidhur të shikosh atë (Ronaldon). Do të bëjmë edhe një bibliotekë që të vendosësh libra, se Facebook jo. Kemi edhe ca surpriza, por ata do i sjellë babagjyshi i Vitit të ri, por ti duhet bësh një listë dhe t'ia dërgosh. Se mos të sjellë ndonjë gjë gabim, ndonjë bluzë të Interit se nuk kemi se cfarë e duam. Alesion e kemi me Milanin. Do të sjellë edhe xhupin e Juves.

Kjo është një histori që....Lëngun (në tavolinë) e ka sjellë Lali Eri, se ai i sjell edhe i pi vetë, por meqë nuk ka ardhur e pimë ne vetë. Gëzur dhe qofshin të gjitha me kaq dhe ta keni me shëndet me jetë këtë Ronaldon e vogël dhe për cfarë do lloj nevoje ne jemi në dispozicion për cfarë do që keni nevojë. Pastaj do të flasim pak për shkollën e tij. Po cfarë ke bërë këto ditë? Të kanë parë gjithë bota, gjithë ata njerëz me Cristianon atje.

Ka dalë gjithë andej deri në Australi. Tani i famshëm u bë prej Ronaldos, tani do të mësojë, do të studiojë, do të stërvitet që kur të bëhet i madh të bëhet i famshëm nga vetja e vet, që të vijnë kalamajtë të bëjnë fotografi me këtë.  Ky është si Bashkim i vogël (Fino), por këtë nuk e mund dot. Është i fortë, imagjino sikur të bësh stërvitje si bëhesh ti, por duhet të stërvitesh. Duhet të mësosh që të mos kapësh asnjëherë në gabim dhe kur të marrësh një vendim të thuash, tani do të bëj këtë apo atë?  Para vitit të ri do të shihemi prapë, se kemi disa gjëra për të parë. Ditën e parë të shkollës, do ta çoj unë. Unë zgjohem herët dhe po të pres poshtë.

Aureli: Unë në orën 05:00 zgjohem
Edi Rama: Dmth po të vij në orën 06:00 të takoj, vij unë pimë një kafe poshtë, jemi në rregull. Të hënën do të vij unë të shkojmë bashkë në shkollë. Nuk ka vonesa në shkollë. Ne bashkë do të takohemi në 07:30 dhe në 8 pa 5 do të jemi te dera e shkollës, në rregull mos të kemi llafe se do të vij të zgjoj me kështu...

Kryeministri Rama gjatë vizitës në familjen Lala

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 13/12/2019 06:06

    Te kishin shitur keshtu pordhesh dhe keta te tjeret keto vite...qofte dhe me parate e shtetit ... vec te begenisnin hallexhinjte...si ka mundesi qe nuk shikohet asnjehere pjesa pozitive e gjerave...!!!

    Përgjigju
  • tirana2: 12/12/2019 19:12

    Me leket tona shet pordhe Edi!

    Përgjigju
  • Hej ta lumasha: 12/12/2019 17:55

    O burre shteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë