Fondacioni italian nga Molise, mbjell ullinj autoktonë nga Termolij në Parkun Europa, Veliaj: Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona

Fondacioni italian nga Molise, mbjell ullinj autoktonë nga Termolij në Parkun Europa, Veliaj: Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona

Mbjellja e ullinjve në Parkun Europa, Tirane

Katër rrënjë ullinj autoktonë nga komuna italiane e Termolit, në provincën e Molises, iu dhuruan kryeqytetit shqiptar nga përfaqësuesit e Fondacionit “Lions Club-Campobasso”, si një mesazh paqeje dhe përbashkimi. Për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, konkretizimi i kësaj nisme është një dëshmi e lidhjeve të forta dhe raportit të veçantë me Italinë, si dhe shprehje e miqësisë dhe vlerave njerëzore, që sipas kryebashkiakut Veliaj, do të mbeten përgjithmonë.

“Jam I lumtur që, në sheshin Skënderbej, në sheshin e heroit tonë të madh, në sheshin që na lidh me shqiptarët e Italisë, mbjellim këta ullinj, që do të jenë këtu përgjithmonë. Ne ndoshta nuk do të jemi në këto funksione, ndoshta do të bëjmë punë të tjera, por ulliri, rrënjët, miqësia, dashuria me njëri tjetrin do të mbetet përgjithmonë”, theksoi Veliaj.

Për Veliajn, kjo iniciativë, përveç impaktit mjedisor, ka në fokus përçimin e vlerave përbashkuese të paqes dhe prosperitetit, të cilat komuniteti arbëresh i ka ruajtur dhe trashëguar brez pa brezi.

Veliaj u shpreh besimplotë se do të jenë më shumë italianë që do të vizitojnë Tiranën këtë vit.

“Vjet në Tiranë kemi pasur 1 milionë italianë vizitorë; me shpresë, siç po duket edhe nga grupi juaj i madh, këtë vit do të kemi edhe më shumë italianë, shqiptarë të Italisë, italianë të Shqipërisë, edhe ajo që është shumë interesante është që deri para pak vitesh, vektori ishte më shumë shqiptarë shkonin në Itali. Sot është ndryshe, më shumë italianë vijnë në Shqipëri dhe do të thotë që qytetet ndryshojnë, shtetet ndryshojnë, kombet ndryshojnë, historia ndryshon, varet çfarë bëjnë njerëzit. Në qoftë se njerëzit duan bashkëpunime, duan të jetojnë duke punuar me ndershmëri duke ecur përpara, ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, përfundoi Veliaj.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

‘Paketa e Maleve’, Rama nga Thethi: Mbështetje e re për investitorët vendas që duan të investojnë në tokën e të parëve

‘Paketa e Maleve’, Rama nga Thethi: Mbështetje e re për investitorët vendas që duan të investojnë në tokën e të parëve