FT/ Kanada 1 - 2 Marok (Aguerd 40' (aut) / Ziyech 4', En Nasyri 23')
Maroku fitoi 1-2 me Kanadanë për grupin F të Kupës së Botës. Me këtë tri pikësh Maroku kalon në fazën e 1/8 si kokë grupi. Afrikanët janë surpriza e këtij Botërori, teksa tri pikëshi i tyre ndaj amerikano-veriorëve lë jashtë nga Kupa e Botës skuadrën e Belgjikës.
Ndeshja nisi mirë për Marokun që shënoi me Ziyech pas katër minutave lojë, edhe pas gafës së mbrojtjes dhe portierit të Kanadasë. Për qetësimin e afrikanëve mendoi En Nasyri në minutën e 23 që shënoi për 1-2. Në fundin e pjesës së parë Aguerd shënoi autogol në portën e Marokut, duke i dërguar shifrat në 1-2.
Pjesa e dytë pa disa raste të mira te Kanadaja, teksa në fund gëzuan afrikanët që kalojnë në 1/8 e kompeticionit si kokë grupi. Në vendin e dytë Kroacia.
VIDEO/ Goli i tretë i ndeshjes, Kanadaja detyron Marokun të shënojë autogol
40' Kanada 1-2 Marok. Aksion i rrjedhshëm nga Kanadaja,që detyron mbrojtësin Aguerd të Marokut që të shënojë në portën e tij. 1-2 dhe ndeshja rihapet në çastet e fundit të pjesës së parë.
VIDEO/ Gafë e rëndë te Kanadaja, Ziyech shënon nga 30 metra! Maroku në epërsi
4' Kanada 0-1 Marok. Hakim Ziyech kalon në epërsi afrikanët pas vetëm katër minutash lojë. Një mosmarrëveshje mes mbrojtjes dhe portierit Borjan te Kanadaja ka bërë që Maroku të gjejë golin e parë të ndeshjes.