FT/ Kroaci 0 - 0 Belgjikë
Kroacia dhe Belgjika barazuan 0-0 në ndeshjen e fundit të grupit F të Kupës së Botës. Ky rezultat i shkon përshtat kroatëve, që tanimë janë në 1/8 e Botërorit. Fitorja e Marokut 1-2 me Kanadanë bën që afrikanët të jenë të parët në grup, duke lënë jashtë Belgjikën. Për 'Djajtë' e Martinez ky është dështimi i radhës në një kampionat me rëndësi të tillë, teksa brezi i artë i Belgjikës nuk nuk ia del as me rikthimin e Lukakut në fushë. Nga grupi E kalojnë në 1/8 Maroku dhe Kroacia.
Pjesa e parë e Kroaci - Belgjikë pati një rast të diskutueshëm në minutën e 20. Kryesori Tayor akordoi penallti për kroatët, teksa pas vendimit u konsultua me VAR për pozicionin jashtë loje, duke anuluar vendimin e parë. Në pjesën e dytë të sfidës te Belgjika u hodh në fushë edhe Lukaku. Sulmuesi i Inter shpërdoroi katër raste të mira shënimi, teksa Belgjika dështon sërish në një Kupë Bote duke mbetur jashtë fazës me eleminim direkt. Pas ndeshjes trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez dha dorëheqjen.
VIDEO:
Renditja:
Megjithë barazimin 0-0 kundër Belgjikës, Kroacia ia doli që të kalojë në 1/8 e Kupës së Botës si skuadra e renditur e dyta në grupin F. Nëse skuadra e Dalic nuk shkëlqeu me gola, ish-missi i Kroacisë, Ivana Knoll ka ndezur tribunat me pozat provokuese. Modeles i është "tërhequr veshi" për pamje të tilla, teksa kujtojmë se në Katar ka rregulla sa i takon veshjes.
Belgjika është jashtë Kupës së Botës. Barazimi 0-0 në 'finale' me Kroacinë bëri që djemtë belgë të mbeteshin jashtë fazën me eleminim direk pas vetëm tre ndeshjeve. Në fushë gjatë pjesës së dytë u aktivizua edhe Lukaku, që humbi disa raste të pastra shënimi. Në fund të 90 minutave sulmuesi i Inter nuk i mbajti nervat, duke qëlluar me grusht xhamin e pankinës rezervë. Lot nga sulmuesi që gjeti ngushëllim te Henry.
Roberto Martinez nuk është më trajner i Belgjikës. Pas barazimit 0-0 me Kroacinë dhe vendit të tretë në grupin F të Kupës së Botës që solli edhe dështimin e radhës në një event madhor, spanjolli ka dhënë dorëheqjen. Pas gjashtë vitesh në krye të "Djajve", 49 vjeçari largohet pas 79 ndeshjeve në krye të stolit.
Kroacia dhe Belgjika barazuan 0-0 në ndeshjen e fundit të grupit F në Kupën e Botës. Pika i shkoi përshtat kroatëve që kalojnë në 1/8, teksa Belgjika del jashtë Botërorit pas fitores së Marokut 1-2 me Kanadanë.
Te Belgjika në fushë gjatë pjesës së dytë u hodh edhe Lukaku. Sulmuesi pati disa raste të arta shënimi, duke i gabuar. Në minutën e 60, 62 dhe 90, sulmuesi i Inter kishte në dorë të dërgonte të tijtë në fazën tjetër, teksa gjithçka çfarë bëri ishte t'i "priste biletën" Belgjikës për në Bruksel.
20' Kroacia 0 - 0 Belgjika. Arbitri Taylor nga Anglia akordon 11 metërsh në dëm të Belgjikës pas ndëryrjes jo të rregullt të Carrasco në zonë. Pas kontrollit me VAR dhe pamjes nga arbitri, penalltia anulohet për pozicion jashtë loje milimetrik nga lojtari i Kroacisë.
Turp i madh ti besosh akoma Lukakut, atij i besohen vetëm kazonat e Lali Erit të vijë në Tironë të mbledhi kanoçe e të pastroi kazona ky Xaxi Lukaku, të ishte lojtar e mbante Çelsi.
Përgjigju