KATAR 2022/ Përmbysje dramatike në minutën e fundit, Korea e Jugut fiton me Portugalinë dhe kalon në 1/8! Luzitanët kokë grupi (VIDEO)

FT/ Korea e Jugut 2 - 1 Portugali (Kim Young 27', Huang Hee-Chan 90+1' / R. Horta 5')

Korea e Jugut fitoi 2-1 me përmbysje kundër Portugalisë duke kaluar në fazën e 1/8 të Botërorit. Të dyja skuadrat kalojnë në fazën me eleminim direkt, teksa luzitanët janë kokë grupi. Dramatike sfida në Al Rayyan, me aziatikët që golin e fitores dhe përmbysjes e shënuan në minutën e 90+1 me Huang Hee-Chan.

Ndeshja nisi mirë për portugezët që kaluan në avantazh me Horta pas vetëm pesë minutave lojë. Aksioni i bukur me tre prekje dhe asisti i Dalot sollën golin e parë të ndeshjes. Kur dukej se luzitanët ishin në kontrollin e lojës, Kim Young në minutën e 27 barazoi ndeshjen.

Në pjesën e dytë, aziatikët kërkuan me ngulm golin që në fund erdhi nga Huang Hee Chan. Do duhej minuta e 90+1 e ndeshjes që Korea e Jugut të shënonte golin e përmbysjes dhe atë që i dërgoi në 1/8 e Botërorit, duke lënë jashtë Uruguain.

Pas tre ndeshjeve në grupin H, Portugalia me gjashtë pikë kalon si kokë grupi në fazën me eleminim direkt, teksa Korea e Jugut me katër pikë si e dyta. Po katër pikë ka edhe Uruguai që mbetet jashtë për shkak të golavarazhit. Zhgënjim në këtë event Gana, që mbetet në fundin e renditjes me tre pikë.

VIDEO:

Goli i përmbysjes në fundin e sfidës:

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
KATAR 2022/ Minutat e ankthit te Korea e Jugut, lojtarët të grumbulluar në mesin e fushës dhe me telefon në dorë! Tifozët shpërthejnë në lot pas kualifikimit (VIDEO)

Korea e Jugut fitoi 2-1 me përmbysje me Portugalinë duke kaluar në 1/8 e Botërorit si vendi i dytë në grupin H. Me ndeshjen që përfundoi, lojtarët aziatikë u mblodhën në mesin e fushës, ndërkohë që ndiqnin me ankth përfundimin e ndeshjes tjetër. Uruguai fitoi 0-2 me Ganën, teksa një gol i tretë i amerikano-jugorëve do i dërgonte ata në 1/8 dhe jo Korenë e Jugut. Për këtë, tifozët dhe lojtarët pritën për më shumë se pesë minuta me "dorë në zemër", teksa pas fërshëllimës së fundit shpërthyen në festë. Në ndeshjen tjetër, Suarez me shokë ishin në lot për eleminimin e Uruguait.

Ora 16:35
VIDEO/ Befasohet Portugalia, Korea e Jugut barazon ndeshjen

27' / Kore e Jugut 1-1 Portugali. Kim Young-Guom barazon ndeshjen. Pas një zhvilimi nga goditja e këndit, luzitanët befasohen nga aziatikët. Ekuilibët në Al Rayyan.

Ora 16:09
VIDEO/ 'Mat' me tre lëvizje, Portugalia i shënon Koresë së Jugut pas 5 minutave lojë

5' / Korea e Jugut 0 - 1 Portugalia. Luzitanët kalojnë në avantazh pas pesë minutave lojë me Ricardo Hortën. Një aksion model me tre prekje bën që skuadrat portugeze të kalojë në avantazh shumë shpejt. Asist nga Dalot për golin e parë të ndeshjes.

S.DH/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Dosja e zyrtarit të FBI, kush ka të drejtë në akuzat politike në Tiranë?



×

Lajmi i fundit

Aguero i përgjigjet ashpër Ibrahimovic-it:  Pse flet për sjellje të keqe? Për këtë të larguan nga Barça

Aguero i përgjigjet ashpër Ibrahimovic-it:  Pse flet për sjellje të keqe? Për këtë të larguan nga Barça