Një ngjarje shokuese është regjistruar në maternitetin e Pogradecit, ku mjekët shpallën të vdekur një foshnje, edhe pse ishte akoma gjallë. Ngjarja u regjistrua më 24 korrik, ku gruaja me inicialet D. Y., solli në jetë parakohe, në javën e 24 foshnjën e saj në maternitetin e Pogradecit, ndërsa në kartelë mjekët e shkruan si abort dhe jo lindje.
Foshnja u shpall e vdekur pas lindjes nga stafi mjekësor, kjo për shkak se nuk qau, ndërsa sipas familjarëve, ata e vendosën fëmijën në një kuti.
Por ka qenë i ati i foshnjës ai që pas pak orësh, pasi ka hyrë në dhomën ku po qëndronte foshnja, ka dëgjuar të qarta e saj. Foshnja u dërgua menjëherë në maternitetin në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte, duke ndërruar jetë më 31 korrik.
Ditën e sotme kanë filluar hetimet në gjendje të lirë për neglizhencë në mjekim Genta Shytën, mjeke në Maternitetin e Pogradecit.
E gjithë ngjarja u tregua nga babai i foshnjës në komisariat, i cili ka deklaruar në Polici se foshnja u gjet në një kuti.
Policia sekuestroi kartelën mjekësore, ndërsa mjekja Genta Shyta ka pranuar që ka qenë abort e më pas ka ndodhur një "mrekulli", ndërkohë që ditën e sotme është dërguar dosja në prokurorinë e Pogradecit për veprime të mëtejshme.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.3%
-
Keq
62.9%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 712
Lajme të tjera
-
Pogradec/ Kërkohej për plagosjen e shokut, kërcënon me armë punonjësit e Task Forcës që shkuan të verifikojnë ndihmat ekonomike
25 Prill, 16:50
-
Itali, vdes foshnja 3-muajshe, prindërit çohen në gjyq për keqtrajtim të vajzës së tyre
24 Prill, 12:10
-
Pogradec, aksident automobilistik në afërsi të Gurit të Kuq, policia në vendngjarje
23 Prill, 15:31
-
E rëndë në Itali/ Dy pitbullë vrasin foshnjën 13 muajshe, ia morën të ëmës nga krahët
22 Prill, 13:32
-
Goditi me grushte e sende të forta 3 të rinj, arrestohet 26-vjeçari
22 Prill, 13:21
-
Pogradec/ Peshkatari kap koranin mbi 13 kg në Ohër e shet për 20 mijë lekë: S’kisha kapur kurrë kaq të madh
20 Prill, 14:20
-
Pogradec, peshkatari kap në ujrat e liqenit të Ohrit peshkun Koran më shumë se 13 kg
19 Prill, 14:04
-
IKMT aksion në Tushemisht për prishjen e objekteve pa leje! Kryeinspektori: Pastrojmë bregun e liqenit
16 Prill, 12:10
-
Pogradec/ Vihet nën hetim 61-vjeçari që po ndërtonte pa leje! U konfliktua fizikisht me 3 komshinjtë, ata i dëmtojnë lokalin
14 Prill, 14:15
-
Nis plazhi në Vlorë, operatorët turistikë ende s’janë gati: S'ka punëtorë në sektorin e hotelerisë! Mungesa edhe në Pogradec, shkak pagat e ulëta
13 Prill, 17:17
-
Pogradec, kreu manovër të gabuar, Rrugorja ndëshkon me gjobë drejtuesin e automjetit
13 Prill, 15:58
-
I zhdukur prej 4 muajsh, gjendet trupi i dekompozuar një 46-vjeçari në Pogradec
9 Prill, 08:46
Me siguri qe mjekja ka bere gabim ose neglizhence, por mbi te gjitha eshte resultat i arrogances se tere sistemit, diploma te leshuara kundrejt pageses, personel i angazhuar per arsye qe nuk kane lidhje me aftesite profesionale, asnje kerkese llogarie gjate kohes qe ushtron profesionin, dhe pastaj fatekeqesisht te shkon mendja se nuk i eshte paguar rryshveti mjekut dhe mund ta kete bere qellimisht. Fatekeqesi e madhe per nenen e shkrete, ngushellime.
Përgjigjutmerr, tmerr, mjeke plehra, funderrina, te papergjegjshem, nuk kam fjale per kete kategori, ore jam 44 vjec dhe nuk njoh asnje po asnje asnje mjek human jane te gjithe pazarxhinj we meritojne burgun kir ndodhin te tilla gjera. nuk ka asnje mjek ne shqiperi ae nuk e sheh pacientin si burim fitimi monetar. asnje nuk ka edhe pse thone qe nuk jane te gjithe njesoj. JU them qe jane te gjithe pa perjashtum njesoj, matrapaze.
PërgjigjuJa dhonte Zoti aty ku i djeg me shume atyre maskarenj e pazaexhinj atyre palo doktorave
Amatera analfabet , këta ”mjek” Jan kriminel
Përgjigju