VIDEO+Foto/ Berisha si Enver Hoxha, votëbesohet me 93.8% të votave në Kuvendin ‘familjar’ me karrige bosh! E braktis grupi i Bardhit e delegatët! Krah tij e bija, Argita

Sali Berisha mblodhi sot Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit ku pavarësisht humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit, u votëbesua njësoj si Enver Hoxha me 93.8% të votave në një Kuvend ku më së shumti ishin të pranishëm familjarë dhe përkrahës të tij. Në procesin e votëbesimit, ndonëse Berisha u rikonfirmua në krye të Rithemelimit me 93% të votave pro, mbi 200 delegatë që morën pjesë në Kuvend, refuzuan votimin, pra nga 1203 delegatë votuan vetëm 1000. Mes tyre, 938 pro dhe 55 kundër qëndrimit të tij në krye të rithemelimit.

Grupimi Bardhi dhe një pjesë e madhe e deputetëve dhe figurave demokrate me peshë, që publikisht e kanë mbështetur, e braktisën. Nuk pati as Ervin Salianjin një nga përkrahësit e aksionit opozitar të skenarit të bllokimit në Kuvend. E pikërisht, kjo është pika që dukshëm i ndan. “Bashkëpunimi në parlament, nuk do të thotë njohje defakto e Berishës kryetar”.

Nga videot e ambienteve të Pallatit të Kongreseve vetëm reshtat e parë ishin me delegatë, pjesa tjetër ishte bosh, provë e faktit të pakundërshtueshëm: Se Berisha sa vjen e humbet ndjeshëm terren.

Pas humbjes së thellë të 14 majit, Berisha nuk e mblodhi kuvendin vetëm për votëbesimin e tij. Në kushte të reja, të masës kufizuese nga GJKKO për korrupsion pasiv për aferën “Partizani”, Berisha konkretizoi në një rezolutë të gjithë sulmin që ka ndërmarrë publikisht kundër drejtësisë. 

“Nga dita që unë refuzova bashkëqeverisjen me Edi Ramën, që mu propozua nga kryekëshilltarët e Lulzim Bashës, unë u dizenjova non-grata dhe sot kam një dhëndër të burgosur politik”

E në fakt, me masë “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Posaçme e cila rrezikon t’i kthehet edhe në “arrest shtëpie”, pasi nuk e ka zbatuar, dhe me Gazmend Bardhin e 15 deputetët e tij që nuk i shkuan në Pallatin e Kongreseve pavarësisht se i ftoi, Berisha zgjodhi që në kuvend të shfaqë familjen e tij, gruan Liri Berishën, dhe vajzën e tij Argita Malltezi, bashkëshorti i së cilës është në arrest shtëpie për korrupsion pasiv e pastrim parash për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani” në të cilin ndërtoi 19 kulla.  

Pa përgjigje mbetet se kush e ka financuar këtë event në Pallatit të Kongreseve karriget e të cilit ishin gjysmë të boshatisura.

Nuk janë ditët më të mira’ tha Edi Paloka në fjalën e tij në podium.

"Mos na numëroni sa jemi, por lexoni idealet që kemi” e nisi fjalën Luciano Boçi.

Kush janë ambiciet e Argita Malltezit? Përgjigjet Berisha
Argita Malltezi duket se ka ambicie t’i hyjë politikës po a po projektohet ky plan?

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve Berisha i pyetur nga gazetarët nëse vajza e tij do të bëhet pjesë e politikës, ai u shpreh se Argita Malltezi nuk është ndarë kurrë nga PD. 

"Argita Malltezi mbajti një fjalim si shumë të tjerë aty. Argita Malltezi është një aktiviste e PD-së, që në ditët më të para të themelimit të saj, ka qenë studente. Në këtë kontekst, ajo nuk është ndarë kurrë nga PD.

Ky është fjalimi i parë publik i saj në kuvendet e partisë, por kjo nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fjalim në të cilin shprehu si aktiviste e PD-së, mendimet e veta.”, tha Berisha.

Në Kuvendin e Berishës kanë marrë pjesë 1203 delegatë, 4-fish më pak se në Kuvendin e 11 dhjetorit të 2021-shit, ku Rithemelimi deklaronte 4920 delegatë.

Deputetët që braktisën Berishën në Kuvend
1. Gazment Bardhi
2. Jorida Tabaku;
3. Dhurata Çupi;
4. Saimir Korreshi;
5. Lefter Geshtenja;
6. Zheni Gjergji;
7. Qani Xhafa;
8. Helidon Bushati;
9. Orjela Nebiaj;
10. Ramadan Likaj;
11. Xhelal Mziut;
12. Flamur Hoxha;
13. Bledion Nallbati;
14. Agron Gjekmarkaj;
15. Ferdinand Xhaferaj;
16. Andia Ulliri;
17. Ilda Dhori

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:36
Votëbesimi i Berishës, 200 delegatë që morën pjesë në Kuvendin 'familjar' refuzuan të votojnë

1701535309_64001701527648x4074360497665369476810674759751788048335717n559.jpeg

Në procesin e votëbesimit të Sali Berishës në krye të Rithemelimit siç njofton vetë Rithemelimi, mbi 200 delegatë që morën pjesë në Kuvendin "familjar" refuzuan votimin. Sipas shifrave të bëra publike nga vetë Rithemelimi, nga 1203 delegatë, votuan vetëm 1000. Mes tyre, 938 pro dhe 55 kundër qëndrimit të Berishës në krye të rithemelimit.

Ora 17:05
I braktisur dhe nga Bardhi, Berisha si Enver Hoxha, votëbesohet në krye të Rithemelimit me 938 vota në 'Kuvendin familjar'! 55 kundër

Përfundon procesi i numërimit të votave të 'Kuvendi familjar' të Sali Berishës. Sekretari për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso njofton se nga 1000 votues, 938 kanë votuar pro Berishës duke e rikonfirmuar në krye të Rithemelimit kurse 55 kanë qenë kundër. 

"Në përfundim të procesit të numërimit është hartuar procesverbali përfundimtar dhe përmbledhës i këtij procesi, i cili përmban këto shifra.  Numri i votuesve sipas listës së zgjedhësve, votuesve që u identifikuan që ishin në sallë, ishte 1203.  Rezulton se numri i votuesve që kanë votuar është 1000, sa është edhe numri i fletëve të votimit që u gjetën në 6 kutitë e votimit. Numri i votave të vlefshme është 993, 7 vota të pavlefshme. Ndarja e votave është si më poshtë, kanë votuar pro 938 delegatë, kanë votuar kundër 55 delegatë. Në bazë të nenit 46 pika 9 e Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, rezulton se Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të partisë", tha Ivi Kaso.

Ora 16:30
‘Fjasko’ e Kuvendit të Berishës: Audienca gjatë fjalës së kreut të Rithemelimit, në minimumin historik (FOTO)

Sali Berisha përveç faktit që ndodhet në vështirësi politike, diplomatike dhe tani edhe në raport me drejtësinë, tashmë ndodhet edhe para faktit që nuk ndiqet më nga demokratët.

Siç shihet edhe në foto, gjatë fjalës së Berishës në kuvendin e Rithemelimit, ish-kryeministri po ndiqej vetëm nga 391 persona, shifër tepër e ulët krahasuar edhe me faktin që ka me vete edhe një infrastrukturë digjitale.

Ora 14:31
Shfaqja e Argitës në Kuvendin e foltores, reagon gazetarja: Je Non Grata! S’na përfaqësoni ju që keni përfituar nga privilegjet e babait

Prania e Argita Berishës në Kuvendin e foltores ku edhe mbajti fjalën e saj, pati shumë reagime pasi kjo shënon daljen e parë të një prej fëmijëve të ish-kryeministrit në një podium politik.

Një reagim kritik lidhur me fjalimin e Argitës ka ardhur edhe nga gazetarja, Desada Metaj e cila ndër vite njihet si mbështetëse e opozitës.

Në një postim të bërë në rrjetin e saj social, Metaj shkruan se Argita Berisha nuk përfaqëson brezin e ri pasi gjithmonë ka përfituar nga privilegjet e babait të saj. Në fund reagimin e saj, Argita e shoqëron me hashtagun “je non grata”.

“Një nga shëmtitë e politikës shqiptare është përdorja që i bëhet familjarëve me akuza personale për fëmijët dhe bashkëshortët. Por më e shëmtuar qënka kur dëgjon fëmijët e politikanëve kur të shiten si përfaqësues të brezit.

Ah jo, nuk na përfaqësoni ju që keni përfituar nga priviligjet e baballarëve. Ju bëni mirë të shijoni çkeni përfituar në heshtje. Përndryshe, kur dilni dhe u kërkoni 50-60 vjeçarëve të ndryshojnë Shqipërinë që fëmijët tuaj të jetojnë të lumtur, dukeni që keni dhe probleme në formim.

Sepse nuk ka ndodhur kurrë në historinë e njerëzimit që ndryshimi të vijë nga të moshuarit. Ndryshimin e sjell rinia, studentët. Ndaj mblidhni mendjen dhe pajtohuni me fatin. Nuk jeni brezi i djegur, jeni fëmijët e baballarëve që mbajnë përgjegjësi për djegien e shpresës për ne… e fatkeqësisht me gjasë dhe për fëmijët tanë! #jenongrata", shkruan Desada Metaj.

Ora 14:15
Nuk shkoi në Kuvendin e Berishës, Salianji ‘kritika’ për Rithemelimin: Korrigjimet janë të pamjaftueshme, duhen ndryshime të thella

1698924993_salianji.jpeg

Deputeti demokrat, Ervin Salianji pavarësisht bashkëpunimit me anëtarët e Rithemelimit në aksionin e dhunshëm opozitar në Kuvend, sot ka zgjedhur të mos shkojë në Kuvendin e thirrur nga Berisha.

Madje nëpërmjet një postimi në facebook, ai në një farë mënyrë edhe ka kritikuar këtë Kuvend, duke u shprehur se korrigjimet janë të pamjaftueshme dhe se janë të domosdoshme ndryshime të thella për t’i hapur rrugë më të mirëve dhe të rinjve.

“Opozita e ka jetike transformimin, rikonceptimin, ridimensionimin dhe qasjen ndryshe me qytetarët dhe vetveten!  Korrigjimet janë të pamjaftueshme, ndryshimet e thella më shumë se të domosdoshme!  Bashkimi mes vetes dhe hapja drejt shoqërisë është frymëmarrje jetike për opozitën sot! 

Nevoja për ti hapur rrugën me meritë më të mirëve, profesionistëve me integritet, diasporës, të rinjve, shoqërisë”- shkruan Salianji.

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/12/2023 02:46

    Gje qe pritej,ne te fundit, pas i shkuan fanatiket e tij.Ajo qe nuk pritej ishte qe edhe prej ketyre,gjysma nuk votoi,ose nuk shkoi fare ne kuvend,bile dhe nga ata qe e votuan,pati plot qe votuan kunder.S.d.q ka nje ndryshim me Enverin, se ky i fundit nuk i futi ne politike aktive si pasues femijet e tij, dhe pas vdekjes se tij,kur dilnin ne tribuna, ishin vetem si figurante.Saliu e Meta u kane dhene partive te tyre nje pamje shtepie e familjeje!

    Përgjigju
  • Shkaperdhat Nongrata: 02/12/2023 23:59

    E ema e argites me shume duket mongole se sa serbe. argita, thot shkaperdhata, ka qene demokrate qe ne fillim - ne '94 shkaperdhata e çoi ne SHBA per arsim te larte. Mbase ka perhapur demokracine e te jatit pertej atlantikut. Mos i ngelet hatri zenit qe shkaperdhata nuk po e foltorizon?

    Përgjigju
  • Elon: 02/12/2023 23:40

    Po Rama qe u votebesua me 99%, nuk ishte si Enver Hoxha?

    Përgjigju
  • Pjeshk e mire Agrita: 02/12/2023 22:36

    Bravo sali

    Përgjigju
    • Zari: 03/12/2023 09:02

      Ti thuash pjeshke Argites? A ke pa ndonjehere femer me sy ti, apo vetem arusha malesh? Argita o per film horror

  • Dori: 02/12/2023 20:57

    Per sa koh Berisha krimineli dhe familja e tij mafioze te jen ne politike,Rama do vazjdoj te jet i vetmi kryeminister i Shqiperise.Berisha esht garancia e fitores se Rames edhe per 10 vite tjera.Prandaj lereni te digjet ne zjarrin e vet dhe kalbini ne burg dhendrin dhe Shkelzenin.

    Përgjigju
  • Nuriancenka: 02/12/2023 18:59

    Ne viti 2025 berisha do humbasi zgjedhje do mbie gremine 1 partia socia liste 2 DOM DOSHI 3PARTIA FATOS NANO 3 MARK FROKU REXHEP MEJDANI 4 ALFRED MOISIU 5 KASTRIOT ISLAM 6 alfred moisiu 7 ylli bufi 8 ismet elesi 8 ylli bufi 9 sader lleshi 10 edri shabani 11 zef bushtai 12 luizi xhuvani 13 abdi baleta 14 erion velia 15 agron gjomarkaj 16 qori 17 aklaj 18henerik mehmeti 19 kulluri 20 ilir hoxha 21 mark dodani 22 taulant deda ose taulante muka 23 lega zogu 24 luigj pErlocaj 25 adriatik lapaj 26 kreshnik spaiu 27 sevete pellumbi 28 gjergj hana 29 gramos ruci 30 luzim basha 31 djali bahri omari 32 djali eners koliqi 33 xhaja 34 elez biberaj 35 bamir top 36 djali rami alize 37c aleksander frangaj 38 djsli vito kapos 39 amet tufa 40 dashamir shej 41 sofia kastriota 42 sternip vlora 43 luis elli 44 ilir shAqiri 45 muhamet kapllani 46 ilr rusmali 47 ilr meta 48 fatbarll kadilli 49 50 nipi rxhep mitrovica 51 djali pjeter arbnori 52 nipi fan noli 53 kryeziu 54 nipi qazim mulleti 55 isa mustafa 56 filip cakuli 57 astrie patozi 58 fatmir sejdiu 59 arjan curi 60 vjolla osmani 61 veterane 61 flamuri vlora 62

    Përgjigju
    • Zari: 03/12/2023 09:04

      Ty as psikiartia se bo dermon. Paske ik per lesh arapi

  • Betim: 02/12/2023 18:50

    Interesant, ne fakt, njesoj si diktatori kriminel Enver Hoxha % e pasuesve te tij, si Berisha a me keq Rama, eshte gjithmone afer %100!

    Përgjigju
    • Artan: 02/12/2023 23:49

      Enverit i mer te keqen po ky ja kalon Hitlerit plehra e vicidolit mbetje fekalesh

  • Jari N: 02/12/2023 18:32

    Po ky Muli Cari Ndoka për ça diskuton ky i degjeneruar, këta ngelën si Çobani me një tufë Dhi që janë për Skarco, për në thertore të gjithë. O pika pika, po merreni Salën dhe futeni në një kafas te kopshti zologjik dhe ju biri rehat. O ju hëngërtë tartakurti me gjithë Plakun Sali Sërbi.

    Përgjigju
  • Linda: 02/12/2023 17:48

    Sot u zhvillua kuvendi i kapobandave te krimit te organizuar te kryesuar nga familja Berisha me kryetar Shkelzen Berishen( ne munges)!Akuzojn Ramen se ka kapur shtetitin po keta jane nje shkalle me lart kane kapur shkallen me te lart te drejtesis shqiptare! Jane te penalizuar nga drejtesia dhe organizojn kuvende dhe votbesim aq te fuqishem jane! Mosbindja civile duhet per te shkulur nga rrenjet kete fare te keqe te familjes Berisha qe po helmon cdo dite me kontrabanden e saj cdo te ri cdo te re cdo femij cdo familje ne Shqiperi!

    Përgjigju
  • O tej: 02/12/2023 17:42

    Mua me ngjan si Kuvend i Leshit Marikes.

    Përgjigju
  • &*(): 02/12/2023 16:59

    Parti e deshtume me te tana drejtimet bashke me Berishen.

    Përgjigju
  • Adrian: 02/12/2023 16:13

    O Salianj me shoke,tani shterngoni by... dhe bashke me Gazin vejuni ne rresht per nji tek Argida.Ju e beni,nuk e keni problem.Hajt per hajer ju qofte ju dhe ftyr drakules Argit.

    Përgjigju
  • Patrioti: 02/12/2023 16:05

    Presim avokatine e Genc Burimit. Ose ndoshta Genci nuk e rrezikon aq shume imazhin e tij me kete rast poshterues dhe pret nje rast me te mire qe te sulmoj SHBA. Per ate shqipfoles duket shume e rendesishme qe te kthej opinionin publik kunder SHBA.

    Përgjigju
    • Artan: 02/12/2023 23:50

      Te lumte goja per kete trapin burimin

  • e drejta: 02/12/2023 15:42

    KUVENDI I NON GRATEVE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, a forcohet pozita e Shqipërisë në rajon?



×

Lajmi i fundit

Vranë të atin dhe e varrosën në kasolle se donte të fejonte vajzën pa dëshirë, 3 fëmijët e familjes Meta dalin sot para gjykatës së Durrësit

Vranë të atin dhe e varrosën në kasolle se donte të fejonte vajzën pa dëshirë, 3 fëmijët e familjes Meta dalin sot para gjykatës së Durrësit